Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar 168 kimikate që dëmtojnë bakteret e shëndetshme të zorrëve.
Shkencëtarët testuan mbi 1,000 substanca dhe gjetën se pesticide të përdorura në bujqësi, si dhe kimikate industriale në plastika e materiale kundër zjarrit, mund të prishin mikrobiomën e zorrëve.
Sipas studiuesve, këto kimikate hyjnë në trup përmes ushqimit, ujit dhe mjedisit, dhe disa prej tyre nuk janë konsideruar më parë të rrezikshme.
Testimet treguan se disa baktere mund të bëhen madje rezistente ndaj antibiotikëve, duke rritur shqetësimet për ndikimin në shëndetin publik.
Ekspertët kërkojnë që testet e sigurisë për kimikatet e reja të përfshijnë edhe efektin e tyre te mikrobioma e njeriut.
Deri atëherë, rekomandohet shmangia e pesticideve në shtëpi dhe larja e frutave e perimeve para konsumimit./Gazeta Shneta/


