Studiuesit nga Universiteti i Pitsburgut identifikuan një klasë të re antitrupash të aftë për të luftuar format e shumta të virusit të gripit.
Shkencëtarët besojnë se këta antitrupa të rinj mund të krijojnë një vaksinë gripi me mbrojtje më të gjerë për shtame të ndryshme, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa gripi mund të mos jetë një shqetësim i madh shëndetësor për shumë njerëz, ai mund të jetë për grupe të caktuara.
Vaksinat vjetore të gripit rekomandohen për të gjithë, veçanërisht për grupet me rrezik të lartë.
Për shkak se viruset e gripit janë shumë të ndryshëm, vaksina aktuale ka tendencë të funksionojë më mirë për shtame të caktuara dhe është më pak efektive kundër të tjerave.
Për shumicën e njerëzve, infektimi me grip – nuk është një çështje e madhe shëndetësore. Personat e prekur nga gripi do të ndihen të sëmurë për katër deri në shtatë ditë, pastaj simptomat do të zhduken.
Megjithatë, kemi dhe një pjesë të popullatës ku gripi mund të shkaktojë shqetësime më serioze shëndetësore, duke përfshirë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç, shtatzënat, fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe njerëzit me kushte të caktuara mjekësore si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe astma.
Kjo është arsyeja pse grupet si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandojnë njerëzit të marrin një vaksinë vjetore të gripit, veçanërisht ata në grupet me rrezik të lartë.
Tani, studiuesit nga Universiteti i Pitsburgut kanë identifikuar një klasë të re antitrupash të aftë për të luftuar nëntipe të shumta të virusit të gripit.
Shkencëtarët besojnë se ky hulumtim i ri – i publikuar më 21 dhjetor në revistën “PLOS Biology”, – mund të ndihmojë në zhvillimin e një vaksine gripi me mbrojtje më të gjerë në lloje të ndryshme.
Si funksionojnë antitrupat e gripit?
Sipas Dr. Kevin McCarthy, asistent profesor i mikrobiologjisë dhe gjenetikës molekulare në Qendrën Kërkimore rreth Vaksinave në Universitetin e Pittsburgh dhe autor i studimi, megjithëse antitrupat ofrojnë mbrojtjen më të fortë kundër infeksionit të virusit të gripit, virusi evoluon vazhdimisht për t’u shpëtuar atyre.
“Nëntipe të shumta të gripit që qarkullojnë e bëjnë të vështirë përputhjen midis viruseve që qarkullojnë dhe përbërësve në vaksina,” tha Dr. McCarthy për Medical News Today.
“Antrupat në studimin tonë janë në gjendje të bllokojnë nëntipe të shumta të virusit të gripit në të njëjtën kohë.”
Megjithëse të gjitha vaksinat e aprovuara të gripit trajnojnë sistemin imunitar për të krijuar antitrupa kundër virusit të gripit, Dr. McCarthy shpjegoi se virusi i gripit evoluon për t’iu shmangur këtyre antitrupave, prandaj nevojiten vaksina të përditësuara. /Gazeta Shneta/