Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studiuesit: Njerëzit që bëjnë më shumë seks janë më pak të sëmurë, ja përse

Jetë 02/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Relationship with passionate affection
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e vërtetë që mund të jetohet pa seks…por…ama disa pasoja i ka. Nëse mendoni që të mos bësh seks nuk ka asnjë pasojë për shëndetin, gaboheni, sepse seksi ndikon shumë në shëndetin tonë, qoftë zik dhe atë mendor. Njerëzit që nuk bëjnë seks kanë pasoja: tek gratë vagina ka tendencë të bëhet më pak elastike; tek burrat shtohet rreziku për të vuajtur nga impotenca; sistemi imunitar do të dobësohet në mënyrë të dukshme; sistemi kardio-vaskular ka tendencë të ketë komplikime; humori i mirë dhe lumturia do të jenë shumë të luhatshme.

Avantazhet e të bërit seks, shtrihen përtej dhomës së gjumit! Seksi ndihmon të mbash aktiv sistemin imunitar “ Njerëzit që janë seksualisht aktivë, janë më pak të sëmurë”- thotë Yvonne K. Fulbright, ekspert i shëndetit seksual. Njerëzit që kanë jetë seksuale të rregullt kanë nivele më të larta mbrojtëse ndaj viruseve dhe baktereve të ndryshme.

Seksi shton libidon.

Dëshirë për të pasur një jetë seksuale më aktive? Kryeni sa më shumë marrëdhënie seksuale. Për gratë, të kesh marrëdhënie seksuale të rregullta do të thotë të mbash të shëndetshëm lubrikimin e vaginës dhe elasticitetin e saj.

Seksi është një ushtrim i mirë fizik.

Nuk do të zëvendësojë kurrë stërvitjen e mirëlltë, por seksi patjetër është një ushtrim i mirë fizik.

Gjatë seksit ne konsumojmë afërsisht 5 kalori në minutë.

Seksi ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një jetë e mirë seksuale është e mirë dhe për shëndetin e zemrës. Përveç se është një mënyrë e mirë për të mbajtur në ekuilibër estrogjenet dhe testosteronin. Kur një nga këto ulet, llojmë të kemi shumë probleme, siç është osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës. Burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kanë 50% më pak mundësi të vdesin nga sëmunde zemre, krahasuar me ata që nuk kanë jetë të rregullt seksuale.

Seksi ul dhimbjen. Para së të pish një aspirinë, provo një orgazëm- thotë Barry R. Komisaruk, profesor në Universitetin e Nju Xhersit. “ Kemi zbuluar që stimulimi vaginal mund të bllokojë dhimbjen kronike të shpinës dhe këmbëve. Dhe shumë gra na kanë thënë se vetëstimulimi i vaginës mund të ulë dhimbjet menstruale, dhimbjet e artritit dhe në disa raste dhe dhimbjet e kokës”- thotë Komisaruk.

Seksi ul mundësinë e kancerit në prostatë.

Burrat që ejakulojnë në mënyrë frekuente, të paktën 21 herë në muaj kanë më pak mundësi të sëmuren nga kanceri në prostatë. Jo gjithnjë duhet një partnere për të përtuar nga kjo: ejakulimi gjatë natës, masturbimi dhe marrëdhëniet seksuale janë të gjitha pjesë që ndikojnë. /Dita

Artikulli paraprakJa se kur është mosha e përshtatshme që të filloni t’i jepni ushqim bebeve tuaja
Artikulli i rradhës Ky është 5 vjeçari kosovar që po mahnitë mediat botërore me fuqitë e tij mbinjerëzore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.