Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

Lajme 22/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përderisa shumica e vaksinave të kalendarit të rregullt të imunizimit në Prishtinë kanë arritur mbulueshmëri mbi 90 për qind, vaksina kundër fruthit, parotitit dhe rubeolës (MMR) vazhdon të kërkojë përpjekje shtesë.

Shefja e njësisë së vaksinimit dhe specialistja e mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Dr. Xhevrije Canolli, ka deklaruar për Gazetën Shneta, se gjatë këtij viti është rritur mbulueshmëria me vaksinën MMR, ndërsa imunizimi mbetet mbrojtja më efektive kundër rasteve të reja të fruthit në vend.

Sipas Canollit, procesi i imunizimit në Prishtinë aktualisht ka një mbulueshmëri të mirë me vaksinim primar, ku disa vaksina kanë arritur nivele pothuajse të plota të përfshirjes.

Vitin e kaluar, mbulueshmëria me vaksinën BCG kundër tuberkulozit ka qenë 100 për qind, ndërsa vaksinat DTaP+IPV+Hib, kundër hepatitit B dhe pneumokokut kanë arritur 99 për qind. Vaksina kundër rotavirusit ka pasur mbulueshmëri 94 për qind, ndërsa ajo kundër HPV-së 88 për qind, thotë ajo.

Sfidë mbetet vaksina MMR, me një mbulueshmëri prej 72 për qind. “Gjatë vitit të fundit kemi pasur rritje të shkallës së mbulueshmërisë me vaksinim primar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi pasur rritje të përfshirjes me vaksinën MMR rreth 9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Canolli.

Ajo bëri të ditur se nga 16 prilli deri më tani, sipas të dhënave të IKSHPK-së, janë regjistruar 63 raste aktive me fruth në Kosovë.

“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në vendin tonë”, deklaroi ajo.

Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në Prishtinë janë vaksinuar mijëra fëmijë kundër fruthit.

Sipas të dhënave të vaksinimit, janë përfshirë 1,861 fëmijë të moshës 1-5 vjeç, 2,733 fëmijë të moshës 5-7 vjeç dhe 3,127 nxënës të klasës së parë, të cilët marrin dozën e dytë të vaksinës MMR.

Canolli theksoi se aktualisht nuk ka mungesë të vaksinave dhe furnizimi nga IKSHPK është i rregullt.

“Aktualisht nuk kemi mungesë të asnjë lloj vaksine. Furnizimi është i qëndrueshëm dhe i rregullt nga IKSHPK”, tha ajo.

Sipas saj, një nga arsyet kryesore të hezitimit ndaj vaksinës MMR mbetet keqinformimi.

“Teoritë konspirative që lidhin vaksinën MMR me çrregullimet e spektrit autik vazhdojnë të ndikojnë te disa prindër. Të gjitha hulumtimet shkencore të bëra deri më sot nuk tregojnë asnjë lidhshmëri mes vaksinës MMR dhe autizmit”, u shpreh Canolli.

Ajo shtoi se edhe pandemia COVID-19 ka ndikuar në uljen e mbulueshmërisë me vaksinim primar, veçanërisht për vaksinën kundër fruthit.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit kundër HPV-së, sipas Canollit, po ecën mirë.

“Gjatë këtij viti, me aprovimin e MSh-së, është zgjeruar grupmosha për vaksinimin kundër HPV-së. Fëmijët e grupmoshës 11-12 vjeç vaksinohen në klasën e 6-të, si pjesë e Kalendarit të Rregullt të Imunizimit, të rinjtë nga 12 deri në 26 vjeç vaksinohen në mënyrë vullnetare, ndërsa personat e moshës 26-45 vjeç mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të klinicistit, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit”, theksoi Canolli.

Mbulueshmëria me vaksinën HPV gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka arritur në 85 për qind.

Canolli u bëri thirrje prindërve që të mbështeten në burime zyrtare dhe të mos vonojnë vaksinimin e fëmijëve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive. Ato kalojnë nëpër teste të rrepta sigurie para përdorimit dhe vaksinat e përfshira në kalendarin e imunizimit janë të parakualifikuara nga OBSH”, përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse
Artikulli i rradhës Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.