Masa më të rrepta pandemike do të futen në Suedi në përgjigje të një numri në rritje të rasteve me Covid dhe presioneve mbi sistemet shëndetësore, tha kryeministrja suedeze.
“Situata është përkeqësuar, pa dyshim. Niveli i infeksioneve në Suedi është në një nivel historikisht të lartë”, tha Magdalena Andersson në një konferencë shtypi, sipas Reuters.
Masat e reja përfshijnë një mandat pune nga shtëpia aty ku është e mundur dhe një masë kufizuese në numrin e njerëzve të lejuar në ngjarjet publike. Restorantet do të duhet të mbyllen në orën 23:00 dhe të ftuarit do të duhet të ulen dhe në grupe jo më të mëdha se tetë persona. Të rriturve u kërkohet gjithashtu të kufizojnë kontaktet sociale në ambiente të mbyllura.
Masat do të vlerësohen pas dy javësh, por pritet të jenë në fuqi për të paktën katër javë. /Gazeta Shneta/