Simptomat e menopauzës mund të zgjasin për një periudhë të gjatë kohore dhe mund të ndryshojnë në ashpërsi, me disa që ndonjëherë ndikojnë në jetën e përditshme.
Nëse jeni duke përjetuar simptoma të menopauzës para moshës 45 vjeçe, ose shenjat që po ju shqetësojnë, duhet të mendoni të flisni me ndonjë profesionistë shëndetësor, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Menopauza shkaktohet nga një ndryshim në ekuilibrin e hormoneve seksuale të trupit, i cili ndodh me kalimin e moshës. Edhe pse është një pjesë e natyrshme e kalimit të kohës, që zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeç, disa shenja mund të jenë shqetësuese.
Shumica e grave do të përjetojnë simptoma të menopauzës dhe sipas eksperteve mjekësor të NHS-së, disa prej tyre mund të jenë mjaft të rënda dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet tuaja të përditshme.
Klinika Mayo shpjegon se ‘ndezjet e nxehta janë ndjenjë e papritur e ngrohtësisë në pjesën e sipërme të trupit, “e cila zakonisht është më intensive në fytyrë, qafë dhe gjoks”.
“Lëkura juaj mund të skuqet, sikur po digjeni. Një ndezje e nxehtë mund të shkaktojë gjithashtu djersitje. Djersitjet e natës janë ndezje të nxehta që mund të prishin gjumin tuaj.”
Sipas Klinikës Mayo, gjatë një ndezjeje të nxehtë, mund të keni një rrahje të shpejtë zemre, si dhe ndjenja ankthi.
“Frekuenca dhe intensiteti i afsheve të nxehta ndryshon tek femrat. Një episod i vetëm mund të zgjasë një ose dy minuta – ose deri në 5 minuta”.
Në të vërtetë: Ndezjet e nxehta mund të jenë të lehta ose aq intensive sa të ndërpresin aktivitetet e përditshme. Ato mund të ndodhin në çdo kohë të ditës apo të natës.”
Klinika Mayo, raportoi se mesatarisht, simptomat e ndezjes së nxehtë vazhdojnë për më shumë se shtatë vjet dhe “disa gra i kanë ato për më shumë se 10 vjet”. /Gazeta Shneta/