Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Suharekë: Hapet qendra rekreative “Duje”, do t’u shërbejë personave me Sindromën Down e Autizëm

Lajme 01/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori, të enjten është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm. Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri, raporton Ekonomia Online.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe së ndërtuari ka filluar para gjashtë muajsh.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndonëse tha se komuna që ai e drejton ka donacione të shumta, këtë e veçoi më shumë. Ai shtoi se arsyeja është se kjo kategori po bëhet me qendër rekreative.

“Me të vërtetë qytetarët e Suharekës duhet me u krenuar për gjithë bizneset. Për neve është një festë për Komunën e Suharekës, pasi kemi pas nevojë që edhe këtë kategori siç kemi bërë edhe me kategoritë tjera, kështu që po e përmbyllim edhe me këtë kategori”, tha Muharremaj.

“Kur më ke thënë vitin e kaluar se me disa biznese do ta marrësh me ndërtuar këtë për gjashtë muaj, kam qenë shumë skeptik”, tha ai.

Valon Vataj, drejtor i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, teksa shtoi se me ndërtimin e kësaj qendre, është plotësuar ëndrra e tij. Sipas tij, “Duje” do t’i qëndrojë kohës.

“Në jetën time jam ballafaquar me sfida e suksese të ndryshme mirëpo ajo që sot po e përjetoj është ndjenja më e mirë, ndjenë e cila ma mbush shpirtin plot”.

“Iniciativat e Fondacionit ‘Valon Vataj’ nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shpresuar që edhe vendet tjera sikur Suhareka që dhjetar projekte realizohen nga ndërmarrësit tanë duke e bërë qytetin tonë model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin. ‘Duje’ do t’i qëndrojë kohës dhe do të jetë një vepër e cila do të jetoj me të duke e plotësuar ëndrrën time jetësore, kontributin në shoqëri”, tha Vataj, raporton EO.

 

Artikulli paraprakDita Botërore e Qumështit: Përfitimet që ka në shëndetin tuaj të përgjithshëm
Artikulli i rradhës Studim i ri: Forma e trurit tuaj mund të ndikojë fuqishëm në mendimet dhe sjelljen tuaj

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.