Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulm i armatosur në klinikën e rehabilitimit në Meksikë, nëntë të vrarë e pesë të plagosur

Lajme 08/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një klinikë për shërimin e varësisë në veriperëndim të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale.

Të maskuar dhe të armatosur me pushkë, ata sulmuan klinikën herët në mëngjes.

Ata hapën me forcë portën e objektit dhe filluan të qëllonin mbi pacientët dhe stafin. Policia arriti në vendngjarje pas disa thirrjeve në linjën e urgjencës, ku konfirmoi viktimat dhe të plagosurit.

Sipas policisë, tetë persona vdiqën në vendngjarje, ndërsa një tjetër humbi jetën disa orë më vonë pasi u dërgua në spital për trajtim, shkruan bnonews.

Ky sulm është pjesë e një serie sulmesh të ngjashme që kanë ndodhur në qendrat e rehabilitimit të drogës në Sinaloa, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Zona është dëshmitare e përleshjeve të ashpra ndërmjet dy grupeve rivale të kartelit Sinaloa, një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 750 të vdekur dhe 900 të zhdukur deri tani.

Autoritetet po hetojnë lidhjen e këtij sulmi me luftën midis grupeve të drogës në këtë rajon dhe intensifikimin e dhunës pas dërgimit të forcave të sigurisë në zonë.

Artikulli paraprak30 ditë paraburgim ndaj 58-vjeçarit që dhunoi seksualisht 14-vjeçaren disa herë brenda vitit
Artikulli i rradhës Afër 500 mijë fëmijë mund të vdesin nga shkaqe të lidhura me AIDS deri në vitin 2030 pa financim të qëndrueshëm nga SHBA

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.