Femrat të cilat kanë sulme të astmës gjatë shtatzënisë janë më të rrezikuara nga komplikimet vdekjeprurëse.
Shkencëtarët kanë zbuluar se shtatzënat të cilat nuk e kontrollojnë astmën mund të jenë më të rrezikuara që të lindin para kohe ose ta kenë beben nënpeshë, transmeton Telegrafi.
Bebet gjithashtu janë më të rrezikuara të ken@ë defekte të lindjes, siç janë sëmundjet e zemrës, astma, pneumonia, etj.
Hulumtuesit sugjerojnë se kjo ndodh pasi që astma ndikon që nënat të marrin më pak oksigjen dhe rrjedhimisht edhe bebet kanë më pak oksigjen, gjë e cila ndikon në zhvillimin e tyre në mitër.
Ndonëse zvogëlimi apo ndalimi i medikamenteve të astmës gjatë shtatzënisë është gjë e zakonshme sepse gratë brengosen se ato ua dëmtojnë bebet, hulumtuesit paralajmërojnë se ndalimi i tyre faktikisht mund të ketë pasoja
Vlen të ceket se ky zbulim është publikuar në revistën “European Respiratory Journal”. /Telegrafi/