Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmet izraelite vranë 15 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë

Lajme 20/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës të mërkurën, përfshirë një punëtor shpëtimi, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Mjekët thanë se të paktën 12 njerëz u vranë nga një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Xhabalia, në veri të Gazës, mëngjesin e së mërkurës. Ata thanë se rreth 10 njerëz janë zhdukur dhe se përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë.

Një burrë tjetër u vra nga sulmet e tankeve në afërsi, thanë ata.

Në Sabra në periferi të qytetit Gaza, emergjenca civile palestineze tha se një sulm izraelit e goditi njërin prej ekipeve të saj gjatë një operacioni shpëtimi, duke e vrarë një pjesëtar të stafit dhe duke i plagosur tre të tjerë.

Izraeli nuk i ka komentuar ende këto dy sulme.

Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, mjekët thanë se një burrë u vra dhe u plagosën disa njerëz të tjerë nga një sulm ajror izraelit në pjesën lindore të qytetit.

Banorët në Xhaballia, Beit Lahia dhe Beit Hanun, ku ushtria izraelite ka vepruar nga fillimi i muajit të kaluar, thanë se forcat izraelite rrënuan dhjetëra shtëpi në tri zonat, duke shtuar frikën se Izraeli po kërkon ta spastrojë këtë pjesë nga banorët për ta krijuar një zonë sigurie, diçka që Izraeli e mohon.

Izraeli ka thënë se i ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Synimi, sipas Izraelit, është frenimi i sulmeve të tyre dhe parandalimi i rigrupimit të tyre.

Ushtria izraelite th se i ka vrarë qindra prej tyre që nga 5 tetori.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik pretendojnë se i kanë vrarë shumë ushtarë izraelitë gjatë të njëjtës periudhë.

Hussam Abu Safiya, drejtori i Spitalit Kamal Adwan, një nga tre institucionet mjekësore që funksionojnë me vështirësi në veri të enklavës, tha se spitali u sulmua nga ushtria izraelite të martën.

Gjatë një vizite në Rripin e Gazës të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi nuk do ta qeverisë enklavën palestineze pasi lufta të ketë përfunduar dhe se Izraeli i ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik. /rel

 

Artikulli paraprakOsmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës të gëzojnë sigurim shëndetësor të detyrueshëm
Artikulli i rradhës Cilat vende të BE-së janë më të përgatitura për krizën e ardhshme shëndetësore?

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.