Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit dhe kërcënimit që i është bërë një mjeku në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
Një mjek në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë është kërcënuar me thikë nga disa familjarë të një pacienti, të cilin mjeku me iniciale I.R. ishte duke e trajtuar. Për këtë ngjarje ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës të cilët e kanë deklaruar se dhuna ndaj mjekëve po bëhet sistematike, shkruan Gazeta Shneta.
“Sulmet dhe dhuna fizike dhe psiqike ndaj mjekëve ka marr një dimension tjetër. Veprimet e dhunshme ndaj stafit mjekësor dhe profesionistëve shëndetësor është kthyer në dhunë sistematike e seriale. Sulmi i fundit në Vushtrri ndaj mjekut në vendin e punës, është rezutlat tjetër dhe e vjelur e radhës e dështimit institucional dhe shoqëror”, thuhet në reagimin e OMK-së.
Reagimi i plotë: