Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmohet fizikisht një infermier dhe kanoset e fyhet një infermiere në QKMF-në e Podujevës

Lajme 13/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë të shtunën nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se një infermier është sulmuar fizikisht, ndërsa një infermiere është fyer e kanosur nga një qytetar.

Menaxhmenti i QKMF-së në Podujevë ka reaguar duke dënuar ashpër sulmin ndaj infermierit dhe duke njoftuar për rastin, përcjell Gazeta Shneta.

“Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë, ndërsa ekipa emergjente ishte në detyrë duke kryer shërbimin ndaj qytetarëve me përgjegjësi të lartë, një person i pa përgjegjshëm pengoi mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje dhe kanosje ndaj infermieres, derisa situata eskaloi në dhunë fizike ndaj një infermieri tjetër të ekipës”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, reagimi vazhdon me kritikën ndaj sulmeve të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës, duke i cilësuar ato si shqetësuese dhe të papranueshme. Tolerimi i këtyre sjelljeve krijon një precedent të rrezikshëm dhe nxit pasigurinë në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

“Rasti është raportuar menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente, policia dhe prokuroria, ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të marrin masa adekuate sipas dispozitave ligjore. Bazuar në të dhënat e stafit, kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë, ku u dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në vend të punës, profesionin dhe misionin e tyre të shërbimit të shëndetit të qytetarëve”, përfundon reagimi./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSi trajtohen alergjitë: Këshillat nga mjekja alergologe
Artikulli i rradhës Studim: Njerëzit me peshë të madhe trupore kanë një tru ndryshe nga të tjerët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.