Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Njerëzit me peshë të madhe trupore kanë një tru ndryshe nga të tjerët

Jetë 13/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit nga Universiteti i Kembrixhit ka zbuluar një lidhje të fortë midis pjesës së trurit të njohur si hipotalamus dhe shtojcës në peshë tek njerëzit.

Hipotalamusi, që kontrollon oreksin dhe funksione të tjera, tregohet të jetë më i madh te personat mbipeshë, veçanërisht ata që kanë pasur një dietë jo të shëndetshme, shkruan British Time, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i cili u bë në bazë të ekzaminimit të 1351 të rinjve të rritur me pesha të ndryshme, zbuloi se vëllimi i hipotalamusit në tru ishte shënuar si më i madh te grupet e mbipeshëve dhe obezëve. Kjo sugjeron një lidhje mes strukturës së trurit dhe indeksit të masës trupore (BMI).

Ekipi i shkencëtarëve në fjalë thotë se inflamacioni në hipotalamus mund të ndërhyjë në mekanizmat natyrorë që rregullojnë peshën trupore, duke e bërë të vështirë për personat obezë të kontrollojnë urinë ose të mbajnë një dietë të rregullt.

Studimet e mëparshme në kafshë kanë treguar se një dietë me yndyrë të lartë mund të shkaktojë inflamacion në hipotalamus, duke çuar në rezistencë ndaj insulinës dhe probleme me mbipeshën. Ky zbulim vë në dukje rëndësinë e një ushqimi të shëndetshëm për funksionimin e mirë të trurit dhe për mbajtjen e peshës së duhur trupore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSulmohet fizikisht një infermier dhe kanoset e fyhet një infermiere në QKMF-në e Podujevës
Artikulli i rradhës Celulari te foshnjet, okulistja: Dëmton shikimin në mënyrë të pariparueshme

Ju sugjerojmë

Raporti: Fëmijët në Britani po shkojnë drejt statusit të brezit më të pashëndetshëm në dekada

17/07/2026 Jetë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Një ilaç për palcën kurrizore mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit

17/07/2026 Jetë

Demenca nuk prek të gjithë njësoj: Studimi zbulon faktorët që mund të ndryshojnë rrezikun në botë

17/07/2026 Jetë

Shkuarja në kinema apo në muze lidhet me plakje më të ngadaltë të trupit

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.