Gjatë ditës së djeshme është raportuar në polici se një mjek është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar gjersa ishte në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KlanKosova.tv