Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmon dy qytetarë dhe më pas godet edhe policin – përfundon në psikiatri 27-vjeçari nga Peja

Lajme 19/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, ku një person ka shkaktuar kaos duke sulmuar dy qytetarë dhe më pas edhe një zyrtar policor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 08:15, njësitet policore janë thirrur për një përleshje fizike mes disa personave. Me të arritur në vendin e ngjarjes, ata kanë gjetur të lënduar A.G (1982) dhe S. Sh (1967), si dhe të dyshuarin I.N, 28-vjeçar dhe një dëshmitar.

Nikqi është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor. Por gjatë qëndrimit aty, situata është përshkallëzuar – ai ka sulmuar edhe një zyrtar policor, duke e goditur me shqelm dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të gjendjes së tij të dyshuar mendore, i riu është dërguar në spital dhe më pas, me vendim të mjekut dhe të prokurorit kujdestar, është vendosur për trajtim të detyrueshëm në repartin psikiatrik për 48 orë.

Ndërkohë, viktima A.G është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë, ndërsa S.SH është intervistuar në polici dhe është liruar. Edhe zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor për plagët e shkaktuara nga sulmi.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprat “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Artikulli paraprakPirja e kafesë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë – por shmangni sheqerin shtesë
Artikulli i rradhës Hapet “GoFundMe” për Shahe Loshin, i duhen mbi 78 mijë euro për shërim në Turqi

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.