Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar rezultatet e konkursit për pranimin e specialistëve.
Në këtë konkurs janë pranuar mbi 150 specialistë, ku një prej tyre është edhe Diellor Rizaj, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.
Rizaj përveç këtyre dy pozitave, është emëruar edhe në Bordin Drejtues të SHSKUK-së si dhe në Komisionin e konkursit për drejtor të SHSKUK-së.
Gazeta ka raportuar edhe disa ditë më parë për rastin e Rizajt. Jashtë konkursit kanë mbetur shtatë reumatologë të tjerë.
Gazeta ka informacione për punësimin edhe të familjarëve të këshilltarëve të tjerë të kabinetit të ministrit Zemaj. Për këto informacione do t’ju mbajmë të njoftuar.
Listën me rezultatet e plota të konkursit e gjeni duke Klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/