Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Supermeni i QKUK-së: Drejtor në Radiologji, drejtor në spital privat dhe dekan në AAB

Lajme 18/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Bujar Gjikolli, mban tri pozita udhëheqëse në të njëjtën kohë, një në institucion publik dhe dy të tjera në dy institucione private.

Përveç pozitës së drejtorit të Klinikës së Radiologjisë, Gjikolli, është Dekan i Fakultetit të Radiologjisë në Kolegjin AAB, si dhe drejtor mjekësor në spitalin turk në Prishtinë “Sante Plus”, shkruan Gazeta Shneta.

Gjikolli së bashku me udhëheqësit tjerë të spitalit “Sante Plus” në një takim me ambasadorin turk

Pozitën e dekanit, Gjikolli e mban që disa vite në Kolegjin AAB, ndërsa në pozitën e drejtorit të Radiologjisë ka ardhur vitin e kaluar. Kurse në pozitën e drejtorit në spitalin privat është emëruar këtë vit. Pozitën e drejtorit të Radiologjisë Gjikolli po e shfrytëzon së fundmi për të sjellë mjekët e spitalit “Sante Plus” për të mbajtur ligjërata.

Drejtori i Radiologjisë në QKUK dhe drejtori i spitalit “Sante Plus” Dr. Bujar Gjikolli, me mjekun turk Dr. Erşan Aygün, gjatë ligjëratës së mbajtur në Telemjekësi në QKUK

Kujtojmë se Gjikolli është edhe udhëheqës i një OJQ-je me të cilën organizon kurse të ultratingullit ku përfiton deri 1 mijë euro për një pjesëmarrës. Këto kurse mbahen në hapësira të QKUK-së, ndërsa pjesëmarrësit e paguajnë tarifën në llogarinë e një biznesi në emër të bashkëshortes së Gjikollit. Nga ky biznes Gjikolli përfiton mesatarisht 300 euro në muaj. Ai poashtu punon edhe në një spital tjetër privat si radiolog në “Royal Hospital”.

Por krejt ky aktivitet dhe këto pozita të shumëfishta të Gjikollit, nuk po pengohen nga menaxhmenti i SHSKUK-së, ndonëse Ligji Kundër Konfliktit të Interesit i sanksionon.

Neni 16 i këtij ligji ia kufizon zyrtarit të lartë ushtrimin e funksioneve tjera krahas ushtrimit të funksionit të tij në institucionin publik.

“Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit”, thuhet në pikën 1 të Nenit 16 të këtij ligji. E Gjikolli përveç funksionit të tij prej drejtori në Radiologji, është Dekan i Fakultetit të Radiologjisë në AAB, drejtor mjekwsor nw spitalin “Sante Plus” si dhe themelues e person i autorizuar në KOMC ku përfiton mjete. /Gazeta Shneta/

Biznes në emër të shkollës nga drejtori i Radiologjisë dhe pozitat e tij të shumëfishta

Artikulli paraprakPse urina mban erë si amoniak në kohën kur jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës Foshnja që mbeti vetëm gjatë luftës në Kosovë dhe u rrit nga një nënë tjetër

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.