Supermodelja Naomi Campbell, dyshohet se është duke pritur një fëmijë me partnerin e saj Skepta, pasi ai ka bërë një postim të papritur në mediat sociale.
Ai publikoi një eko të një foshnje në barkun e nënës dhe të gjithë fansat e supermodeles janë alarmuar.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Joseph Adenuga, nuk bëri asnjë sqarim më tej për foton përpos vendodhjes “Planeti Tokë”.
Ekoja e cila është në 3D tregon një foshnjë që është 3 muajshe.
Naomi, 48 vjeçe, u fotografua për herë të fundit dy ditë më parë në funeralin e Annabelle Nielson.