Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Supremja shfuqizon rregullin: Pensionistët s’janë të detyruar të dëshmojnë çdo gjashtë muaj se janë gjallë

Lajme 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Supreme ka vendosur se pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten çdo gjashtë muaj në institucionet shtetërore për të vërtetuar se janë gjallë, me qëllim të vazhdimit të pensionit.

Me këtë vendim,  Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ që parashihte këtë rregull dhe penalizimin e pensionistëve në rast të mosparaqitjes.

Vendimi është marrë mbi bazën e padisë së E.Sh., ndërsa Gjykata ka vlerësuar se përgjegjësia për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit i takon institucionit publik, përkatësisht Ministrisë, dhe jo qytetarit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se dispozitat që parashihnin ndalimin e pensionit për shkak të mosparaqitjes nuk janë në përputhje me ligjin.

Sipas Supremes, Ministria është e obliguar të përdorë burimet ekzistuese zyrtare të informacionit për të identifikuar rastet e vdekjes së pensionistëve, përpara se të ndërmarrë masa kufizuese.

“Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk janë në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSipas sondazhit, pothuajse 1 në 4 amerikanë e konsideron sistemin shëndetësor në krizë
Artikulli i rradhës Studim: Çmimet dhe mungesa e ushqimeve po e vështirësojnë dietën e shëndetshme për zemrën

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.