Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Syla e quan infantil ministrin Murati: Ka thënë se shtesat janë ndal sepse mjekët nuk kanë më punë

Lajme 15/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se i gjithë personeli shëndetësor është ofenduar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pasi nuk u janë vazhduar shtesat.

Syla ka theksuar se ata nuk e dinë arsyen se pse nuk janë duke u vazhduar shtesat.

“Opinioni e di se për 23 muaj me radhë punëtorët shëndetësor janë ballafaquar me një situatë jo të zakonshme. Si kryetar i sindikatës dhe si sindikatë, kemi zgjedhur dialogun social nga data 24 prill të këtij viti, për çdo javë kemi adresuar letra me kërkesa tek presidentja, tek kryeministri, tek kryetari i Kuvendit, tek të gjithë grupet parlamentare si dhe tek të gjitha instancat më të larta që të na vazhdohen shtesat mbi pagë. Kjo që garantohen sipas nenit 20 të Ligjit Anti COVID që është aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar”.

“Kjo Qeveri shkeljet e para i ka bërë në fillim të vitit, ata i kanë përgjysmuar shtesat e mjekëve, me një vendim për dy muaj nuk kemi shtesa për paga. Ajo çka është më e keqja nuk është ndoshta tek vlera monetare, është ofendimi dhe denigrimi që po ju bëhet punëtorëve shëndetësorë. Sot nuk jemi komunikuar në asnjë formë, të paktën të na thuhet se pse këto shtesa nuk po na i japin. Ky është një reagim personal dhe e marrë gjithë përgjegjësinë”.

Syla ka deklaruar se prej kur Arben Vitia është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ata kanë pasë vetëm një takim me të.

“Nuk kemi pasur takime, si punëtorë shëndetësor vetëm një takim kemi pasë me ministrin Vitia, si duket ata nuk po kanë kohë të takohen me ne”.

I pari i sindikatave të shëndetësisë ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, të cilin e ka quajtur një infantil.

“Ne jemi në pandemi, kemi premtuar se nuk do të protestojmë shkaku i pandemisë. Por në të njëjtën kohë u kam kërkuar që ta shpallin pandeminë të përfunduar, kjo pasi Z. Hekuran Murati ka thënë se shtesat për mjekët janë ndalë sepse ata nuk kanë më punë. Kjo nuk është një deklaratë e një ministri por e një infantili, unë kam informacione për deklaratë të ministrit sipas disa burimeve të mia, mjaft të sigurta”.

“Kjo nuk është një deklaratë e ministrit, kjo është një deklaratë e një infantili. Nuk e di a janë duke e parë se kush ka filluar të udhëheq këtë shtet, kjo është e tepërt. Unë kam marrë mesazhe nga punëtorët shëndetësor pasi thonë se nuk jemi duke bërë reagime më të forta radikale”, ka thënë Syla./klankosova/

Artikulli paraprakTajlanda përzien vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të SARS-CoV-2
Artikulli i rradhës Katër raste pozitive me Covid dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.