Sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar katër raste pozitive nga 1,467 testime të kryera.
Përgjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Në anën tjetër, pesë qytetarë e kanë mposhtur betejën kundër Covid, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105,514.
Së fundmi, MSH-ja njofton se në vendin tonë aktualisht janë 105 raste aktive./GazetaShneta/