Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ta bëj ditën dy minuta”, 33 vjeçarja akuzon stomatologun për ngacmim seksual, reagon Fehim Haliti

Lajme 22/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua 33-vjeçare nga diaspora e ka akuzuar stomatologun Fehim Haliti për ngacmim seksual në ordinancën e tij “Dent Fix”. Por ndaj këtyre akuzave ka reaguar Haliti përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se deklaratat e saj janë shpifje dhe dashakeqe për të dëmtuar imazhin e “Dent Fix”.

Teuta Gashi është vajza në fjalë e cila ka deklaruar se kur ka shkruar për kontrollë të dhëmbëve në ordinancën stomatologjike “Dent Fix” te Fehim Haliti, është ngacmuar seksualisht nga ky i fundit.

33-vjeçarja nga Diaspora pretendon se fillimisht i ka treguar atij se ka shumë frikë, por që dentisti në fjalë i është shprehur: Nuk është problem, unë ditën ta bëjë dy minuta, më ke mua aty.

“Shkova bëra një konsultë të dentisti. Në takimin e parë më priti shumë mirë dhe u tregu i sjellshëm. Kur shkova pastaj, fillum me i ndreq dhëmbët. Dentisti ja nisi duke ma kërkuar Snapchatin, kjo ishte hera e parë kur filloi të më ngacmonte”, tregoi ajo fillimisht në emisionin “Shqipëria Live”, derisa shtoi se kur e ngacmoi për herë të dytë i tha: “mi hupe mendët”.

Sipas Gashit, kur ka përfunduar dhëmbët, Fehim Haliti i “Dent Fix” i ka thënë se e kishte hutuar dhe kishte harruar t’i vendoste cement.

“Teuta mi ke humb mend kam harru me përdor cement”, thotë ajo.

33-vjeçarja tregon se e ka denoncuar në Polici, por që dosja e saj nuk u pranua si denoncim.

Tutje, Teuta Gashi thotë se Fehim Haliti ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta takuar, derisa zbulon se ia ka ofruar 15 mijë euro për të mos e bërë publike këtë gjë.

“Doktori ka ardh në Zvicër, dhe m’ka thirr ne telefon për me dal. Ai m’ka thënë si nuk me dole ne takim. Ai mi ka ofruar 15 mijë euro që mos të flas ne media dhe polici këtë çështje. Më ka bo shumë dëme. Do ta ndjeki deri në fund”, tha ajo.

Por ndaj këtyre akuzave ka reaguar vet Haliti përmes një postimi në faqen zyrtare të “Dent Fix” në Facebook. Ai ka thënë se deklaratat e Gashit janë shpifje dhe dashakeqe me qëllim për të dëmtuar imazhin e ordinancës.

“Pavarësisht përpjekjeve të ulëta të ndonjë dashakeqi-je që përpiqet të na dëmtojë imazhin nëpërmjet shantazhit e shpifjeve, klinika jonë, vazhdon të jetë lider në shërbime dhe profesionalizëm”, thuhet në reagimin e Halitit.

Tutje ka thënë se ka përgatitur padinë për shpifje. “Dent Fix tashmë ka përgatitur padinë ndaj një qytetareje e cila tash e disa kohë u përpoq të na shantazhojë përmes inskenimeve të trilluara dhe kur dështoi të arrij përfitimin nga shantazhi, tani ka filluar të shpërndajë shpifje në media”, thuhet në reagim.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindroma post – COVID mund të ndikojë në fleksibilitetin e ushtrimeve dhe stërvitjeve tek gratë
Artikulli i rradhës Gexha dhe Ulaj takohen me deputetët e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e pozitës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.