Dy asistentë të Katedrës së Ortodontisë kanë ngritur kallëzim penal dhe padi për shpifje ndaj Albena Reshitaj, duke pretenduar se kjo e fundit ka bërë një kallëzim në polici kinse asistentët e kanë kërcënuar. Asistentët thonë se edhe Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë po e përkrahin Reshitajn për shkak të ndikimit politik.
Njëri nga asistentët, Sokol Krasniqi, ka thënë se menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë po vazhdon t’i persekutojë për shkak të ndikimeve nga njerëz politik, transmeton Gazeta Shneta.
“Siç mund ta shihni në këtë storie, menaxhmenti i ka dalë në krah deputetes Albena Reshitaj, e cila ka kallxuar rrejshëm në polici dy kërcënime që kinse unë dhe kolegu Blerim Mehmeti ia kemi bërë. Pas denoncimit nga ajo, unë kam deponuar ne Prokurori kallëzim penal për denoncim të rrejshëm dhe inskenim, ndërsa në Gjykatë padi civile për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit”, ka deklaruar Krasniqi.
Reagimi i tij i plotë:
Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë vazhdon të na përsekutojë, duke u ndikuar nga njerëz me ndikim politik.
Siç mund ta shihni në këtë storie, menaxhmenti i ka dalë në krah deputetes Albena Reshitaj, e cila ka kallxuar rrejshëm në polici dy kërcënime që kinse unë dhe kolegu Blerim Mehmeti ia kemi bërë. Pas denoncimit nga ajo, unë kam deponuar ne Prokurori kallëzim penal për denoncim të rrejshëm dhe inskenim, ndërsa në Gjykatë padi civile për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit.
Fatkeqësisht, Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ia ka falur besimin deklaratës së saj të rrejshme dhe paska kërkuar suspendimin tonë, pa e dëgjuar fare verzionin nga ne. Uroj që Rektorati i Universitetit të Prishtinës të mos bie në këtë grackë.
Autoritetet duhet me prioritet ta zbardhin rastin. Sepse, janë lehtë të verifikueshme insinuatat dhe inskenimet që ajo ka krijuar, me qëllim që nëpërmjet viktimizimit, ta intensifikojë luftën kundër nesh.