Sasia e kohës që e ndani për të biseduar me të vegjlit tuaj mund të ketë një ndikim të madh në inteligjencën e tyre, sipas studimeve të fundit.
Një studim i botuar “The journal for the American Academy of Pediatrics”, zbuloi se përvojat gjuhësore të fëmijeve të vegjël sjellin benefite të mëdha shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Përkatësisht, sa më shumë mundësi të kenë fëmijët për të biseduar, aq më i lartë do jetë IQ.
Studimi u përqendrua tek fëmijët e moshës 18 dhe 24 muaj, ku familjarët e tyre regjistruan me anë të videove sasinë e ekspozimit të fjalëve, vokalizimi dhe kundërpërgjigjjet.
Studiuesit erdhën në përfundim se ndërhyrja e hershme ishte e nevojshme për të mbështetur prindërit për të krijuar një mjedis më të mirë për bazën e komunikimit tek të vegjlit e tyre./GazetaShneta/