Të dhënat e fundit tregojnë se 86% e njerëzve vuajnë nga problemet gastrointestinale, dhe që një dietë e pasur në produkte bimore mund t’i parandalojë këto probleme.
Përmirësimi i sistemit tretës ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve si fryrja e barkut apo për një bark më të sheshtë.
Prebiotikët dhe probiotikët
Prebiotikët funksionojnë me probiotikët për të rikthyer bakterin e shëndetshëm në zorrë, duke qenë se këto janë një lloj fibre që ushqen mikrobet e mira në trup, duke ndihmuar në zbërthimin e fibrave të patretshme dhe siguruar një sërë përfitimesh shëndetësore.
Prebiotikët kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me probiotikë gjithashtu kanë efekte antiinflamatore në trup, parandalojnë çrregullimet e traktit urinar dhe sindromën e zorrës së irrituar.
Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në rënien në peshë dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Disa ushqime të fermentuara përmbajnë nivele të larta të bakterit të mirë, si kosi, kefri, lakra turshi, duke ndihmuar me sistemin tretës.
Prebiotikët dhe Probiotikët
– Kosi; Kefir; Lakra turshi; Çokollata e zezë; Turshitë; Burimet natyrale të probiotikëve; Hudhra; Qepa; Shpargu; Bananet.