Ekspertët paralajmërojnë se ka një rritje te konsiderueshme të numrit të fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj faqeve pornografike, dhe ky mund të jetë një problem i madh.
Qeveria Australiane është në dështim e sipër për mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia në internet, kështu të paktën thuhet në një raport të tituluar “Porno i dëmton fëmijët” e që është publikuar nga grupi për promovimin e shëndetit, transmeton Gazeta Shneta.
Raporti më tej tregon që dëmtimi i fëmijëve nga faqet pornografike është një fakt i pamohueshëm, dhe bëhet thirrje për rishikim të ligjeve që lë fëmijët të futen në këto faqe vetëm me konektimin e pajisjeve të tyre me internet.
Në fakt është thuajse e pamundur të ndërmirren masa për bllokimin e faqeve pornografike.
Mosha mesatare e fëmijëve të rrezikuar është 11 vjeç. Një mundësi për të ndaluar qasjen e fëmijëve në faqe të tilla është edhe verifikimi i moshës.
“Në një shoqëri ku fëmijët kanë kyqje në internet njëjtë si të rriturit duke u thirr në të drejtat dhe liritë nuk po funksionon, ne vetë i lëmë fëmijët tanë të rrezikohen nga pornografia online” thotë Liz Wallker,specialiste e edukimit seksual për Kidspot. /Gazeta Shneta/