Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj para pak ditësh ka pranuar publikisht se ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa do të bëhen me një bebe.
Derisa, i pari i Tiranës ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me beben, ai në fjalën përshëndetëse për nisjen e garave ‘’Rally Albania’’, ka thënë se Ajola po pret të lindë një djalë.
Ai ka thënë më tej se shpreson që djali i vogël të lind me shëndet të plotë, derisa ka përmendur Edvin Kasimatin dhe Juli Dhamen, xhaxhain dhe hallën e vogëlushit që do të vijë në jetë, që çuni do të marrë shumë nga karakteristikat e tyre.
Ndërsa ka shtuar se ‘’ besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”./Gazeta Shneta/