Gjatë kësaj jave është duke u shënuar Java Evropiane e Imunizimit 2022 shkruan Gazeta Shneta.
Për shtatë ditë radhazi shënohen aktivitet të ndryshme dhe thirrje për vaksinim, njëra ndër alternativat për të parandaluar shumë sëmundje.
Kjo javë është duke u shënuar edhe në nivel vendi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes disa mesazheve vetëdijesuese thotë se vaksinimi mbron njerëzit dhe sistemet shëndetësore në të cilën ata mbështeten “Vaksinat: në kërkim të një jete të gjatë, të jetuar mire”
“Vaksinat mbrojnë njerëzit dhe sistemin shëndetësorë ku ata kanë besim. Duke zgjedhur vaksinimin ne zgjedhim jetë të gjatë për të gjithë”, thuhet në mesazhet vetëdijesuese të Institutit.
Që nga shekulli 18-të vaksinat kanë parandaluar shumë sëmundje epidemiologjike në mbarë botën.
Për të shënuar këtë ditë, dhe për të përquar mesazh tek qytetarët nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dërguar mesazhe qytetarëve.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të vaksinohen kundër coronavirusit, si njëra ndër “armët: e vetme për parandalim të vdekshmërisë nga ky virus.
“Jam ardhë këtu që të ju porosisë që ju të mos vini këtu. E për të mos ardhë këtu secili prej jush duhet të vaksinohet. Ne të gjithë duhet të vaksinohemi në mënyrë që të mos kalojmë me komplikimet më të mëdhaja që ka COVID-19”, shprehet ai.
Nga 29 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID. /Gazeta Shneta/