Qindra pacientë me probleme reumatologjike, kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Reumatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021.
Kështu ka bërë të ditur SHSKUK përmes një njoftimi duke thënë se në periudhën janar-dhjetor në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë për trajtim 903 pacientë.
“Për 12 muaj, janë kryer 6 mijë e 641 vizita ambulantore dhe janë realizuar 288 konsulta jashtë klinikës”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit vjetor të punës, vitin e kaluar në Klinikën Reumatologjisë janë bërë edhe 1 mijë e 890 EKG dhe 102 Echo Abdominale./Gazeta Shneta