Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, raportohet se kanë lindur 44 foshnje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë klinikë kanë ardhë në jetë edhe fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Dy nëna kanë lindur binjakë, njëra djem dhe tjetra vajza.
Sipas raportit, nga numri i përgjithshëm i lindjeve janë 24 meshkuj dhe 20 femra.
18 nëna kanë përjetuar lindjen për herë të parë.
Ndërsa tetë gra kanë sjellë fëmijët e tyre në jetë me operacion cezarian. /Gazeta Shneta/