Në komunat me shumicë serbe vazhdojnë të mos njihen dhe përdoren simbolet e Republikës së Kosovës.
Madje këtë nuk e bëjnë as personeli mjekësor në këto komuna.
Kjo shihet në një recetë të lëshuar nga Shtëpia e Shëndetit në Shtërpcë, ku mjekët e kanë vulosur me vulën e Republikës Serbe, shkruan Indeksonline.
Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me sistemin shëndetësor të Kosovës.
Ato nuk i raportojnë as Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rastet që ju vijnë. /Gazeta Shneta/