Mot i ngrohtë pritet të jetë në pesë ditët e ardhshme.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12C deri në 15C, kurse maksimalet nga 24C e 25C, ditën e hënë, do të arrijnë deri në 28C e 29C ditën e enjte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“5.09 – Vransira e intervale me diell. Paradite aty këtu mundësi për riga lokale shiu.
6.09 – Kryesisht me diell.
7.09 – Kryesisht me diell e më ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullimë.
8.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vransira kalimtare.
9.09 – Shumë ngrohtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/