Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndjenja e frikës tek fëmijët, këshilla për prindërit nga pediatrja Lira Gjika

Psikologji 03/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan Lira Gjika

Kur fëmija deklaron frikërat e tij, prindërit në vend që ta inkurajojnë që ai ka kurajo të tregojë dhe pranojë frikën, ata e fyejnë. E fyejnë si me gjeste edhe me shprehjet steriotipike si: “Sa budalla që je, e pse ke frikë”?

Këto  shprehje nuk e inkurajojnë, ato vetëm e hutojnë  dhe poshtërojnë  fëmijën. Asnjë prindi nuk I shkon në mëndje që është kurajo e madhe të artikulosh dhe argumentosh frikën që ndjen.

Fëmija, pret nga i rrituri një fjalë, një rrugëzgjidhje dhe jo përqeshje dhe mosvlerësim. Fëmija ndihet keq, pasi frika e tij nuk është ndaj një gjëje konkrete, apo sic shprehen psikologët, nuk është racionale, si frika e të rriturit.

Frika e fëmijës është iracionale, pra e papërcaktuar. Për këtë arsye dhe pse është i parritur, fëmija ka nevojë për kurajo dhe mbështetjen e të rriturit që të mund të sqarojë këtë problem kaq të vështirë, siç është frika.

Po për fat të keq, fëmija shpesh gjëndet nën “breshërinë” e etiketimeve.

I rrituri duhet t’i vlerësojë kurajon që ai fëmija, arrin të pranojë frikën dhe t’i tregojë se ai vetë, në fëmijërinë e tij, nuk e kish këtë kurajo, apo iu desh shumë mund që ta pranojë.  I rrituri mund t’i tregojë se frika është një mësues shumë i mirë që të mëson shumë gjëra të rëndësishme për jetën.

Të rritur, sa bëni pyetje që vetëm ngatërrojnë, përpiquni të ndihmoni fëmijën e të mos e lini vetëm në këtë fazë të vështirë të jetës, e cila “shtrihet” rreth moshës 5-12 vjeç. Lira Gjika

Artikulli i botuar është plotësisht pjesë e autores dhe nuk ka ndryshime në shkrimin e saj.

 

Artikulli paraprakNjihuni me efektet e duhanit gjatë shtatzënisë suaj
Artikulli i rradhës Moti në pesë ditët e ardhshme

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.