Megjithëse është ndarë buxheti i QKUK-së për këtë vit që kap shifrën e 68 milionën e 634 mijë e 642.02 euro, disa drejtorë të klinikave nuk janë të kënaqur me shumën e ndarë për blerjen e pajisjeve të nevojshme në disa klinika të caktuara.
Ndonëse u premtua që nga viti 2007 që secila klinikë do ta ketë buxhetin e saj por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. Sipas drejtorit të klinikës së Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçi, se është premtuar decentralizimi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mjerisht ka ndodhur ajo që quhet centralizim i çeliktë, ku një njeri gëzon të gjitha mjetet dhe vendos nga t’i dërgojë ato mjete, duke mos pasur parasysh shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe të të rriturve”, ka thënë ai.
Ndërsa, drejtori i klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli ka thënë se në këto 10 vitet e fundit ndarja e buxhetit nuk ka qenë prioritet. Derisa në pozitë të njëjtë ndodhet edhe Klinika e Neonatologjisë, ku drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci ka thënë se nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me buxhetin.
‘’Ne jemi në pritje të një gastroskopi dhe vazhdojmë me disa donacione japoneze. Para tri-katër vjetëve ne kemi qenë pa gastroskop dhe pa kolonoskop, mirëpo tani i kemi ato, është ndërruar aparatura dhe jemi në pritje për aparatura të tjera. Po shihet se drejtori është duke punuar jo vetëm për një klinikë, por për të gjitha klinikat tjera”, ka theksuar drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Zaim Gashi./Zëri/