Shkruan: Dr. Meritë Rrahmani
Dje pata rastin të vizitoj një klinikë private për një ekzaminim me ultratinguj. Ndërsa prisja në korridor, vura re se kishte një numër të konsiderueshëm pacientësh në radhë. Diku pas 30 minutash pritje, infermierja na njofton se doktori është i zënë dhe ka mundësi që pritja të vazhdojë, por nuk jep informacion se kur mund të kthehet doktori!
Pavarësisht se shumica prej tyre kishin dhimbje të forta dhe disa prej tyre iu desh të prisnin gati 1 orë, asnjëri prej tyre nuk pyeti pse mjeku nuk po e bënte punën sipas termineve apo të pyeste se ku ndodhet mjeku?!
Fatkeqësisht, kur të njëjtët pacientë vizitojnë ambulancën shtetërore, jo vetëm dhimbja është urgjente, por edhe kërkesa për përshkrimin e një udhëzimi, sipas tyre, përbën një urgjencë më vete. Dhe nëse do të ndodhte që doktori të kishte nevojë fiziologjike për tualet, 3 nga 5 pacientë do të reagonin ashpër dhe të irrituar ndaj tij dhe madje nuk do ta kursenin konfrontimin.
Qasja ndaj personelit mjekësor është shumë e rëndësishme, tregon edukimin, personalitetin dhe nivelin njerëzor.
Dr. Merite.