Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një i vrarë, dy të plagosur gjatë të shtënave në një qendër migrantësh në SHBA

Lajme 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një qendër të ndalimit të migrantëve të Agjencisë amerikane për Imigrim dhe Dogana (ICE) në qytetin e Dallasit, thanë zyrtarët.

Sulmuesi i dyshuar, që hapi zjarr në ndërtesën e ICE nga një ndërtesë ngjitur, ka vdekur, tha Policia në Dallas përmes një postimi në X.

Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha se sulmuesi vdiq pasi qëlloi veten me armë zjarri.

“Përderisa ne ende nuk i dimë motivet, ne dimë që zyrtarët e ICE po përballet me dhunë të paprecedentë ndaj tyre”, shkroi Noem në X. “Kjo dhunë duhet të ndalet”.

Televizioni lokal, Fox4 tha se tre personat që u qëlluan ishin persona të ndaluar nga ICE.

Ky televizion raportoi se sulmuesi ishte në kulmin e një ndërtese kur qëlloi veten, pasi pa që zyrtarët e zbatimit të ligjit po i afroheshin.

Zëvendësdrejtoresha e ICE, Madison Sheahan, tha për Fox News se asnjë zyrtar i kësaj agjencie nuk është lënduar gjatë sulmit.

“Ne kemi parë shumë dhunë në ndërtesat e ICE, dhe kjo nuk është hera e parë që ka pasur sulme ndaj ndërtesave të agjencisë”, tha Sheahan.

“Këto sulme ndaj organeve të zbatimit të ligjit, veçmas ndaj ICE, duhet të ndalen”, tha nënpresidenti amerikan, JD Vance, përmes një postimi në X.

ICE është agjenci qeveritare dhe është përgjegjëse për zbatimin e premtimit të dhënë nga presidenti Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore për dëbimin nga SHBA-ja të miliona migrantëve të jashtëligjshëm./REL

Artikulli paraprakKonsumimi i çdo sasie alkooli ka të ngjarë të rrisë rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Tajfuni më i fuqishëm i vitit “Ragasa” godet Kinën jugore, miliona të evakuuar e dhjetëra viktima në Tajvan

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.