Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tarifat e Trump ndezin alarm në industrinë farmaceutike evropiane, paralajmërohen pasoja

Lajme 29/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi i administratës Trump për të vendosur një tarifë 15% mbi ilaçet që importohen nga Bashkimi Evropian ka ngjallur shqetësim të thellë në radhët e industrisë farmaceutike europiane, e cila paralajmëron pasoja serioze për pacientët në të dyja anët e Atlantikut.

Federata Evropiane e Industrive Farmaceutike (EFPIA), që përfaqëson kompani të mëdha si Bayer (Gjermani), Novo Nordisk (Danimarkë) si dhe degë evropiane të gjigandëve amerikanë Pfizer dhe Johnson & Johnson, e ka cilësuar këtë masë si një hap të rrezikshëm dhe të paprecedentë.

Sipas EFPIA-s, tarifat e reja rrezikojnë të çrregullojnë zinxhirët e furnizimit të ilaçeve, të frenojnë investimet në kërkim dhe zhvillim, dhe të kufizojnë ndjeshëm aksesin e pacientëve në trajtime të reja dhe ekzistuese.

Organizata nënvizon gjithashtu se kjo masë shkel marrëveshjen e vitit 1995 të Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila garanton tregti të lirë për produktet farmaceutike dhe përbërësit e tyre aktivë.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se BE-ja nuk do të vendosë tarifa ndaj importeve farmaceutike nga SHBA-ja, duke e quajtur vendimin e Uashingtonit “të njëanshëm” dhe të dëmshëm për besimin në tregtinë ndërkombëtare.

EFPIA bën thirrje për një qasje më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme për financimin e inovacionit në sektorin farmaceutik global. Sipas saj, ka mënyra më efektive për të përmirësuar aksesin dhe zhvillimin në shëndetësi, pa cënuar sigurinë e pacientëve apo rritjen ekonomike./albinfo.ch/

Artikulli paraprakSheqeri i ulët në gjak para shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme
Artikulli i rradhës Adoleshentët që përdorin cigare elektronike dhe duhanpirësit kanë shkallë më të lartë të depresionit dhe ankthit

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.