Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të arrestuarit që kërkuan 100 mijë euro ishin përfaqësues të spitalit turk “Birun” për Kosovë

Lajme 26/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se mashtruan familjarët e një pacienti duke kërkuar 100 mijë euro për trajtim shëndetësor në Turqi – edhe pse shpenzimet ishin të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit Ilir Pacolli dhe Ahmet Berisha ishin përfaqësues zyrtarë të spitalit turk “Birun” për Kosovë.

Sipas hetimeve të para, Pacolli dhe Berisha kishin përdorur pozicionin e tyre zyrtar për të ndikuar te familja e pacientit, duke e bindur se duhej paguar një shumë shtesë prej 100 mijë eurosh për realizimin e trajtimit në Turqi – ndonëse vendimi zyrtar për mbulim të plotë ishte dhënë nga shteti.

Ajo që e rëndon më shumë rastin është fakti se dyshimet janë se veprimet janë kryer pa dijeninë dhe pa autorizimin e vetë spitalit “Birun”, duke shfrytëzuar emrin dhe besimin që përfaqësimi zyrtar mbart.

Ky mashtrim i rëndë ka ngritur alarmin për mungesën e kontrollit mbi individët që veprojnë si ndërmjetës shëndetësor, duke rrezikuar jo vetëm pasurinë e qytetarëve, por edhe integritetin e institucioneve shëndetësore ndërkombëtare që operojnë në Kosovë./Sinjali/

Artikulli paraprakSot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut – qindra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeral, përfshirë udhëheqës botërorë
Artikulli i rradhës Dr. Arsim Hajdari fiton titullin doktor shkence në Universitetin “Goce Delchev”

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.