Qendra Klinike Universitare e Kosovës pritet të bëhet me drejtor të ndarë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar nga Bordi i SHSKUK-së, por tanimë kjo pozitë është paraparë në projektligjin e ri për Pagat i cili është miratuar nga Komisioni për Administratë ndërsa do të votohet nesër në lexim të dytë në seancën e Kuvendit, shkruan Gazeta Shneta.
Ndarja e QKUK-së si njësi e veçantë në kuadër të SHSKUK-së është paralajmëruar edhe më herët pas ardhjes së menaxhmentit të ri në fund të vitit 2017. Për të realizuar një gjë të tillë duhet të bëhet ndryshimi i Statutit të SHSKUK-së, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar nga Bordi Drejtues.
Kjo pozitë sipas ligjit të ri do të ketë koeficientin 6.4 ose 1529 euro rrogë. /Gazeta Shneta/