Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse duhet të flejnë nënat kur i zë gjumi bebet, këshilla nga Razije Musa

Jetë 30/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa kësaj radhe ka dhënë këshilla për nënat që sapo kanë lindur dhe shkojnë në shtëpi.

Një nga këshillat më të rëndësishme është që nënat të kujdesen për veten, të pushojnë dhe të flejnë kur bebet e tyre i zë gjumi, transmeton Gazeta Shneta.

Këshillat e mamisë:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju drejtohem me disa këshilla që mund t’i keni parasysh qysh prej ditës së parë që ktheheni në shtëpi.

Gratë që kërkojnë ndihmë kanë sukses më të madh në çdo aspekt, prandaj po i rradhiti disa nga problemet me të cilat mund të përballeni e për të cilat është plotësisht e drejtë të kërkoni ndihmë apo ta refuzoni atë .

1 Nëse keni probleme me gjidhënien kërkoni ndihmë nga familjarët me përvojë apo nga profesionistët. Gjidhënia është një proces i lehtë por di të jetë edhe i komplikuar, e gjitha kjo varet nga gjendja e gruas dhe pëkrahja që e ka. Prandaj ju duhet të kërkoni ndihmë kur keni nevojë.

2 Këshilla që ju japin mjekët është që të fleni atëherë kur flen edhe beba. Për shumë nana kjo është e pamundur pasi që përvec obligimeve që i kanë në kujdesin ndaj bebes ato duhet të meren edhe me gjëra të tjera. Prandaj kujtoni se nuk është turp të fleni kur flen beba juaj, edhe ju keni nevojë të pushoni dhe të rehabilitoheni. Sjellja në jetë e një fëmije nuk është proces i lehtë si rrjedhojë ju nuk duhet të jeni personi që ju takon pritja, shërbimi e përcjellja e mysafirëve.

3 Involvojeni edhe babanë në kujdesin ndaj fëmijës, kur e pastroni mos merni përsipër të kryeni vetë çdo gjë . Është shumë me rëndësi që edhe babai të ndiej obligimet e tij që nga dita kur fëmija ka lindur.

4 Mësohuni të thoni jo, nëse ju nuk ndieheni mjaftueshëm të forta për të bërë aheng pas lindjes, mësohuni të thoni se nuk është koha e duhur dhe kam nevojë për të pushuar.

5 Injoroni këshillat e padëshiruara dhe të panevojshme, mos u ngarkoni shumë me përvojat e të tjerëve, asnjë njeri nuk është njësoj prandaj askush nuk e përjeton një proces në mënyrë të njejtë.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakFakulteti i Mjekësisë nuk e zgjodhi profesor-asistent, MASHT e shpalli “Shkencëtar i vitit 2018”
Artikulli i rradhës A do të bëhet QKUK me drejtor të veçantë nga SHSKUK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.