Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të drejtat e pacientit në Kosovë

Lajme 07/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Jur. Besim Kodra (Prezantimi në Kongresin Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësor)

ÇFARË ËSHTË KUJDESI SHËNDETËSOR ME PACIENTIN NË QENDËR?

Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në

hartimin e politikave dhe trajtimin individual të tyre. Kjo ka ndërlidhje të ngushtë me të drejtën

për informim dhe pëlqim të pacientit.

ÇKA JANË TË DREJTAT E PACIENTIT?

«Të drejta e pacientit janë të drejta të njeriut në kujdesin shëndetësor dhe përfshijnë qështjet

ligjore dhe etike në një marëdhënije profesionist shëndetësor-pacient»

GJENEZA E TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

– Betimi i Hipokratit;

– Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 25;

– Definimi i Shëndetit sipas OBSH – së;

– Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore në vitin 1966,

Neni 12;

– Deklarata e Alma-Ata, Konferenca Ndërkombëtare mbi Kujdesin Parësor Shëndetësor,

1978;

– Karta e Lublanës për reformimin e Sistemit Shëndetësor në Evropë, 18 qershor 1986;

– Karta Evropiane për të Drejtat Themelore, viti 2000;

– Karta Evropiane e të Drejtave të Pacientëve, viti 2002.

TË DREJTAT E PACIENTËVE NË KOSOVË

– Kushtetuta e Republikës së Kosovës nenet 23, 25 dhe 26;

– Kodi Penal i Republikës së Kosovës nenet 254, 255;

– Ligji për Shëndetësi;

– Ligji për Sigurimet Shëndetësore;

– Ligji për Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësorë 38/2004;

– Kodet Etike të Odave të Profesionistëve Shëndetësor;

– Karta e të Drejtave të Pacientëve Udhëzimi Administrativ 15/2013;

KARTA E TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

1) E DREJTA PËR MASA PARANDALUESE

Çdo qytetar ka të drejtë për shërbim të duhur shëndetësor me qëllim të parandalimit të

sëmundjeve.

2) E DREJTA E QASJES

Çdo qytetar ka të drejtën e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore pa asnjë lloj

diskriminimi.

3) E DREJTA PËR INFORMIM

Çdo qytetar ka të drejtën e qasjes në të gjitha informatat në lidhje me gjendjen e tij

shëndetësore, shërbimet shëndetësore dhe mënyrën se si mund t’i shfrytëzojë ato.

4) E DREJTA PËR DHËNIEN E PËLQIMIT

Çdo qytetar ka të drejtën e dhënies së pëlqimit për vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin

e tij (familjari ose kujdestari i tij në qoftë se gjendja e tij nuk e lejon). Ky informacion është një

parakusht për çdo procedurë dhe trajtim, duke e përfshirë edhe pjesëmarrjen në kërkime

shkencore.

5) E DREJTA PËR ZGJEDHJE TË LIRË

Çdo qytetar ka të drejtë që të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku të cilin e zgjedh vetë me

pëlqimin e Institucionit shëndetësor, brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe rregullat

operative të Institucionit.

6) E DREJTA PËR PRIVATËSI DHE KONFIDENCIALITET

Çdo qytetar ka të drejtën e konfidencialitetit të informatave personale, duke përfshirë

informatat lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurat e mundshme diagnostike

ose terapeutike.

7) E DREJTA PËR RESPEKTIMIN E KOHËS SË PACIENTËVE

Çdo qytetar ka të drejtë ta marrë trajtimin e domosdoshëm brenda një afati sa më të shkurtër

kohor. Kjo e drejtë zbatohet në çdo fazë të trajtimit.

8) E DREJTA PËR QASJE NË SHËRBIME CILËSORE

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore duke u bazuar në

standardet e cilësisë së lartë.

9) E DREJTA PËR SIGURI

Çdo qytetar ka të drejtë për të mos u dëmtuar nga keqfunksionimi i shërbimeve shëndetësore,

praktikat jo të përshtatshme dhe gabimet mjekësore. Po ashtu ka të drejtën e qasjes në shërbime

shëndetësore dhe trajtime që janë të sigurta.

10) E DREJTA PËR RISI

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në procedurat e reja diagnostike sipas standardeve

ndërkombëtare.

11) E DREJTA PËR SHMANGIE TË VUAJTJEVE DHE DHIMBJEVE

Çdo qytetar ka të drejtë për të shmangur, sa më shumë të jetë e mundur, dhimbjen dhe vuajtjen

në çdo fazë të sëmundjes së tij.

12) E DREJTA PËR TRAJTIM PERSONAL

Çdo qytetar ka të drejtë për trajtim diagnostik ose terapeutik të përshtatur për nevojat e tij

personale.

13) E DREJTA E ANKESËS

Çdo qytetar ka të drejtë për t’u ankuar sa herë që pëson dëm fizik, moral ose psikologjik. Po ashtu,

ka të drejtë për të marrë përgjigje në ankesën e tij.

14) E DREJTA PËR KOMPENSIM

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë kompensim brenda një afati të caktuar kohor sa herë që ka

pësuar dëm fizik, moral ose psikologjik të shkaktuar gjatë trajtimit shëndetësor, në pajtim me

Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.

KARTA E PËRGJEGJËSIVE TË PACIENTIT

Nëse e lejon gjendja e tij shëndetësore, qytetari varësisht nga aftësitë dhe njohuritë e tij duhet

të bashkëpunojë me profesionistët shëndetësor, të përfshirë në trajtimin mjekësor në mënyrat

siq vijon:

– Informimi mbi të gjitha detajet e domosdoshme për përcaktimin e diagnozës, për çdo

sëmundje të mëhershme, trajtim shëndetësor, përdorim të barnave si dhe për afinitetin e

tij ndaj faktorëve të rrezikshëm, që mund ta dëmtojnë shëndetin;

– Informimi për çdo detaj në lidhje me sëmundjen e tij që mund ta rrezikojë sigurinë

jetësore ose fizike të të tjerëve, në veçanti mbi ndonjë sëmundje ngjitëse apo ndonjë

gjendje që e përjashton atë nga ushtrimi i profesionit;

– T’u përmbahet udhëzimeve të dhëna në lidhje me trajtimin mjekësor;

– Respektimi i rregullave operative të Institucionit shëndetësor;

– Përmbushja e obligimeve (pagesave) për shërbimet e pranuara;

– Prezantimi i provave të besueshme për të dhënat personale;

– Gjatë ushtrimit të të drejtave të qytetarit, ai ose të afërmit e tij, duhet t’i respektojnë të

drejtat e qytetarëve të tjerë;

– Gjatë ushtrimit të të drejtave të përcaktuara me këtë Udhëzim Administrativ, ndalohet që

qytetari ose të afërmit e tij t’i cënojnë të drejtat e personelit shëndetësor.

TË DREJTAT PËR QYTETARI AKTIVE

– E drejta për të kryer aktivitete të interesave të përgjithshme;

– E drejta për të kryer aktivitete avokuese;

– E drejta për pjesëmarrje në politikëbërje në fushën e shëndetësisë.

UDHËRRËFYESIT PËR IMPLEMENTIMIN E KARTËS

– Informimi dhe Edukimi

– Mbështetja

– Monitorimi

– Mbrojtja

– Dialogu

– Planifikimi i bugjetit

– Legjislacioni

NEGLIZHENCA NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE

Definicioni: « Dështim për të ushtruar kujdesin dhe aftësitë e duhura »

– Personeli shëndetësor ka detyrimin për të ushtruar të gjitha aftësitë e tij për t’u kujdesur

dhe trajtuar sa më mirë pacientin. Në rastet kur një mjek nuk shfaq aftësitë e duhura

profesionale për trajtimin e sëmundjeve të zakonshme atëherë ky mjek ka përgjegjësi

për neglizhencë në ushtrimin e detyrës.

LINJA TELEFONIKE FALAS

– 0800 1 7777

– Linja Telefonike për Ankesat e Qytetarëve në Ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore – Falas

ÇKA ËSHTË ANKESA E PACIENTIT?

– Ankesë do të thotë shprehja e pakënaqësisë verbale ose të e shkruar nga pacienti ose

përfaqësuesit të tij, që ka të bëjë me cenimin, mohimin apo shkeljen e të drejtës së tij për

të marr shërbim shëndetësor cilësor, e cila kërkon një përgjigje;

– Ankesat e pacientëve lindin nga pakënaqësia me elementet e shëndetit të tyre dhe

përvoja e kujdesit.

PSE NJERËZIT ANKOHEN?

Sepse diqka nuk ka shkuar në përputhje me pritjet reale të ankuesit ose përfaqësuesit të tij

dhe:

– Ata duan të ju njoftojnë se diçka ka shkuar keq;

– Ata duan një kërkim falje për incidentin;

– Ata duan që të tjerët të mos përballen me të njejtin problem;

– Ata duan që të përmirësohen shërbimet për ta dhe të tjerët në të ardhmen;

– Ata duan që dikush të fajësohet, dënohet ose të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur;

– Ata duan kompensim për dëmin e shkaktuar.

MBANI NË MEND !

Kur pranoni një ankesë :

– Mundohuni të mos jeni mbrojtës;

– Tregoni empati ndaj shqetësimeve të ankuesit;

– Kërkoni falje për incidentin që ka ndodhur;

– Pranoni çdo gabim që ka ndodhur;

– Përpiquni ta kuptoni situatën nga perspektiva e ankuesit;

– Gjeni se çfarë do të ndihmojë ankuesin për të zgjidhur çështjen dhe opsionet e preferuara

për zgjidhje;

– Flisni në gjuhën që pacienti e kupton

Artikulli paraprakMajor Vjollca Hoti: Gratë në Policinë e Kosovës kanë rëndësi në parandalimin e krimit
Artikulli i rradhës Këta janë 10 emrat më të famshëm të fëmijëve në SHBA

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.