Kur djemtë e Sarah Holdway u zgjuan një ditë të djersitur dhe të skuqur, ajo nuk bëri panik.
Hyri në google dhe zbuloi se fëmijët e saj ishin prekur nga fruthi. Ajo nuk vrapoi t’i dërgonte te mjeku. Thjesht i hidratoi dhe ua dha nga një fanellë të lagur. Madje nuk u dha as barna për uljen e temperaturës, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Ata ishin të sëmurë për disa ditë dhe unë iu dhashë fruta dhe i lash të flinin kur të donin”.
“Ju kam siguruar një mjedis të qetë. Për sa kohë që ju mbani një dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, mendoj se trupi mund të luftoj shumë gjëra”, ka deklaruar nëna.
Ajo i takon një komuniteti të prindërve që nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët nga sëmundjet infektive si TB, fruthi, rubeola dhe kolla.
“Asnjë vaksinë kurrë nuk është provuar të jetë plotësisht e sigurtë apo efektive, prandaj pse do t’i lejoj fëmijët e mi të mbushen pa nevojë me plotë kimikate të dëmshme në to”, ka thënë Sarah. /Gazeta Shneta/