Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm kosovar, Albatrit Muqiqi, Egzona, u bë lajm kryesor i medave rozë kur i dha jetë dy fëmijëve të saj binjakë këtë vit.
Fotografia e Albatritit me gruan dhe dy fëmijët e tij në sallën e lindjes u bë një nga fotografitë më të shpërndara në rrjetet sociale.
Kjo ka bërë që Egzona të jetë në qendër të vëmendjes së mediave me postimet që ajo bën në rrjetet sociale.
E, Egzona së fundmi ishte e ftuar në një emision televiziv ku foli rreth familjes së saj. Ndër të tjera ajo komentoi edhe raportet me vjehrrën e saj, këngëtaren, Merita Muqiqi.
Egzona e konsideron dhe e quan atë një mama, duke treguar se ka raporte të shkëlqyeshme me të.