Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të mirat dhe të këqijat e kontraceptivëve, gjithçka që duhet të dini

Jetë 24/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kontraceptivët bashkëkohorë e rregullojnë ciklin dhe baraspeshën hormonale, ndërsa për një afat të gjatë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e ndryshime, paraqitjen e cisteve dhe anemisë, ruajnë fertilitetin dhe në këtë mënyrë ruajnë shëndetin riprodhues të gruas.

A e dini se si quhen çiftet të cilët ndërpresin metodat mbrojtëse kontraceptive? Prindër! Metoda është aq e rrezikshme dhe jo e besueshme sa ajo nuk duhet të përdoret, ekspertët me këtë bien dakord.

Mbrojtja e shëndetit riprodhues përmes përdorimit të kontraceptivëve bashkëkohore është metoda më e besueshme e planifikimit familjarë. Në mënyrë që ta kuptoni cila është zgjedhja juaj e vërtetë, do të ju numërojmë anët e mira dhe të këqija të mjeteve kontraceptive të cilat janë të pranishme në rrethin tonë.

Marrëdhënia seksuale e ndërprerë

Anët e mira: Nuk ju shtrëngon prezervativi, prandaj ndjenja është më e mirë gjatë penetrimit.

Anët e këqija: Lëngu që rrjedh nga penisi para orgazmës përmban sasi të mjaftueshme të spermës për të mbarsua një grua, pra, dmth. ndihmon në përmirësimin e natalitetit.

Numërimi i ditëve fertile

Anët e mira: Nëse zbatohen siç duhet, relativisht është e besueshme.

Anët e këqija: Herët apo vonë do të numërohen.

Tableta e kombinuar

Anët e mira: Efikase, rregullon baraspeshën hormonale dhe ciklin menstrual, problemet me vezoret policistike dhe aknet. Nëse jeni person i shëndetshëm me shprehi të shëndosha, mund ta përdorni gjer në dhjetë vite, me kontrolle të rregullta gjinekologjike. Ndikon në mënyrë preventive në ndryshimet beninje të gjirit dhe karcinomën e vezoreve në brendësi të mitrës.

Anët e këqija: Efektet më të shpeshta anësore janë ndryshimi i disponimit, dhimbja e kokës, të vjellat, ndjeshmëria e gjinjve, depresioni, dëshira e humbur seksuale, përgjumësia, mpirja, problemet e tretjes, dhimbja e muskujve, reaksionet alergjike, infeksione fungale …

Tek gratë duhanpirëse, rreziku nga infrakti është pesë herë më e madhe, sidomos tek më të moshuarit mbi 35 vjeç dhe tek ato të cilët vuajnë nga mbipesha. Tek një përqindje e vogël e grave mund të krijohet mpiksja e gjakut në këmbë dhe në mushkëri. Tabletat mund të shkaktojnë edhe krijimin e gurëve, kanë treguar hulumtimet e reja. Nuk preferohet rrezitja, sepse krijohen njolla të errëta në lëkurë. Diafragma

Anët e mira: Zakonisht është pa rreziqe shëndetësore

Anët e këqija: Janë të mundshme gabimet gjatë vendosjes, por ekziston mundësia që të lëvizë edhe gjatë kohës së aktit seksual. Nëse qëndron më gjatë se 48 orë në vaginë, mund të rris rrezikun nga shoku toksik.

Spiralja hormonale

Anët e mira: Zgjat tre vite. Është efikase, dhe pas heqjes së saj, gruaja shumë shpejtë mbetet shtatzënë. Rregullon gjakrrjedhjen e bollshme dhe të gjatë menstruale, shkurton ciklin dhe e bën më pak të dhimbshëm dhe të pakët, dhe mund ta përdorin edhe gratë duhanpirëse.

Anët e këqija: Mundësia e lëndimit gjatë vendosjes, mund të bie apo të ndërroj pozitën, cikli menstrual mund të bëhet më i bollshëm dhe i dhimbshëm nëse gruaja ka infeksion seksual të transmetueshëm, rritja e rrezikut të zhvillimit të procesit inflamator.

Prezervativi

Anët e mira: Nuk ka kontraindikacione shëndetësore, është i lirë dhe në dispozicion pa recetë të mjekut. Deri në një masë, mbron nga transmetimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mund të parandalojë ejakulimin e parakohshem, ndihmon në rastet e infertilitetit imunitar.

Anët e këqija: Të prirur për plasaritje, humbin efektin nëse mbahen për ditë të tëra në ambient të ngrohtë apo pranë trupit, furnizim i nevojshëm për ata që janë seksualisht aktivë. /Femina

Artikulli paraprakDëmtimi dhe rënia e flokut, 10 gabime që nuk duhet t’i bëni kur t’i pastroni
Artikulli i rradhës Mjekja italiane: Mos i lejoni fëmijët të përdorin telefona!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.