Ndërsa rastet e sëmundjes së koronavirusit kanë filluar të shumohen ditëve të fundit të gjithë personat vraponin të blinin sa më shumë maska.
Ndërsa disa shkrime thonë që është më mirë të përdorin maska vetëm personat e infektuar ekspertët e shëndetit në Kinë e thonë të kundërtën, transmeton Gazeta Shneta.
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë inkurajuar të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në publik për të parandaluar përhapjen e virusit, pavarësisht nëse kanë simptoma ose jo.
Edhe ekspertët e tjerë thonë që maskimi ka ndikim në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Madje disa ekspertë të tjerë vlerësojnë se maskimi nuk është vetëm për të mbrojtur vetën por edhe të tjerët.
Edhe pse maskat përdorën, njerëzit duhet të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Disa studime nuk kanë treguar që maskimi zvogëlon infeksionet, megjithëse këto studime kanë tendencë të kenë pak mostra dhe pak pjesëmarrës./GazetaShneta/