Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta forconi imunitetin tuaj gjatë pandemisë së koronavirusit

Lajme 30/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa situata e koronavirusit intensifikohet, ju mund të pyesni vetën: si mund ta mbaj vetën të shëndetshëm?

Së pari, ka një lajm jo aq të mirë. Pavarësisht pretendimeve që mund të keni parë në internet, nuk ka ushqim magjik ose pilulë që është e garantuar për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe për t’ju mbrojtur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.

Ka mënyra për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të funksionojë në mënyrë optimale, të cilat mund të ndihmojnë për të qëndruar të shëndetshëm dhe t’ju japin një sens kontrolli në një kohë të pasigurt.

Këto përfshijnë larjen e duarve, ushqimi i mirë, të qenit aktiv fizikisht, meditimi dhe menaxhimi i stresit dhe gjumi i duhur.

Karrota

Karrota kthehet në vitaminë A, e cila është thelbësore për një sistem të fortë imunitar. Ajo funksionon duke ndihmuar antitrupat të reagojnë ndaj toksinave dhe substancave të huaja. Burime të mira të beta karotenit përfshijnë edhe patatet ëmbëla, mangot, kajsitë, spinaqi, brokoli, kungulli dhe kanella.

Protokalli, luleshtrydhe dhe brokoli për Vitaminë C

Vitamina C rrit nivelin e antritupave në gjak dhe ndihmon në diferencimin e limfociteve (qelizave të bardha të gjakut), e cila ndihmon trupin të përcaktojë se çfarë lloj mbrojtjeje është e nevojshme.

Vezë, djath, dhe kërpudha për Vitaminë D

Vitamina D rregullon prodhimin e një proteine që vret në mënyrë selektive agjentët infektues, përfshirë bakteret dhe viruset. Vitamina D gjithashtu ndryshon aktivitetin dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, të njohura si limfocitet T2, të cilat mund të zvogëlojnë përhapjen e baktereve dhe viruseve.

Fasule, arra, drithëra dhe ushqime deti

Zinku ndihmon qelizat në sistemin tuaj imunitar të rriten dhe të diferencohen. Një meta-analizë zbuloi se shtesat e zinkut mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes së zakonshme. Burimet e zinkut mund t’i gjeni tek fasulet, qiqrat, thjerrëzat, drithërat, arrat, farat, gaforrja, dhe kosi.

Qumësht, vezë, arra për më shumë proteina

Proteina është një ndërtim kryesor për qelizat imune dhe antitrupat dhe luan një rol vendimtar në ndihmën e sistemit tonë imunitar të kryejë punën e tij.

Proteina vjen si nga burime shtazore ashtu edhe nga bimët dhe përfshin peshq, qumësht, kos, vezë, arra, fasule dhe thjerrëza.

Banane, fasule dhe më shumë për prebiotikë

Probiotikët dhe prebiotikët ndihmojnë në rritjen e shëndetit të mikrobiomës e cila nga ana tjetër mbështet sistemin imunitar.

Burimet e probiotikëve përfshijnë ushqime të qumështit të fermentuar si kos dhe djathra të ndryshme. Burime të prebiotikëve përfshijnë drithëra, banane, qepl, hudhër dhe fasule.

Ujë, frua, supë për hidratim

Qëndroni të hidratuar. Dehidratimi mund të jetë stresues fizik për trupin. Gratë duhet të konsumojnë 2.7 litra lëngje dhe burrat 3.7 litra. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakStudim: Vaksina BCG një “armë” e re për ta trajtuar COVID-19
Artikulli i rradhës A do të mund të ngadalësohej përhapja e pandemisë nëse të gjithë do të përdornin maskat mbrojtëse

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.