Një studim i ri paralajmëron se adoleshentët që përdorin cigare elektronike po bëhen gjithnjë e më të varur nga nikotina. Midis viteve 2020 dhe 2024, përdorimi i përditshëm i nikotinës përmes vape pothuajse u dyfishua te nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të publikuar më 3 nëntor në revistën “JAMA Network Open”.
Sipas studimit, përqindja e adoleshentëve që marrin vape çdo ditë u rrit nga 15% në gati 29%, ndërsa numri i atyre që përpiqen pa sukses të lënë këtë zakon u rrit nga 28% në 53% gjatë së njëjtës periudhë, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
“Këto shifra tregojnë një nivel serioz të varësisë ndaj nikotinës tek të rinjtë,” shpjegon Dr. Abbey Masonbrink, drejtoreshë e hulumtimeve në Mjekësinë Spitalore në Spitalin e Fëmijëve të Los Anxhelosit. Ajo shton se pajisjet e reja të vape mund të çlirojnë sasi shumë më të larta nikotine, duke rritur ndjeshëm rrezikun e varësisë.
Sipas Masonbrink, “industria e nikotinës po përshtatet vazhdimisht, duke ndryshuar madhësinë dhe përqendrimin e produkteve, ndërsa të rinjtë shpesh nuk e kuptojnë se sa nikotinë po marrin”. /Gazeta Shneta/


