Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të vjellat dhe diarreja nuk janë të vetmet simptoma të norovirusit

Jetë 11/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Norovirusi, i njohur gjithashtu si “gripi i stomakut,” dihet se shkakton nauze (të përziera), të vjella dhe diarre—por këto nuk janë të vetmet simptoma.

Personat me norovirus mund të përjetojnë edhe simptoma të zakonshme të infeksioneve virale, si temperaturë, dhimbje koke dhe lodhje, raporton The Health përcjell Gazeta Shneta.

Rastet e norovirusit kanë qenë jashtëzakonisht të larta këtë vit dhe numrat ende nuk kanë rënë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së në muajin dhjetor u raportuan 426 shpërthime të norovirusit në 14 shtetet pjesëmarrëse në rrjetin e mbikëqyrjes NoroSTAT, ndërsa në dy javët e para të janarit u raportuan 225 shpërthime.

Pothuajse të gjithë ata që preken nga norovirusi do të përjetojnë nauze, e cila zakonisht shoqërohet me të vjella dhe diarre, tha Dr. Shira Doron, shefe e kontrollit të infeksioneve për Tufts Medicine dhe epidemiologe spitalore në Qendrën Mjekësore Tufts në Boston, Masaçusets, SHBA.

Disa njerëz mund të kenë vetëm njërën nga këto simptoma, por shumica e pacientëve me norovirus do të përjetojnë si diarrenë, ashtu edhe të vjellat.

Gjithashtu, njerëzit mund të kenë temperaturë, e cila mund të shoqërohet me ethe (dridhje trupi), tha Dr. Doron për Health. Megjithatë, ajo vlerëson se më pak se gjysma e pacientëve me norovirus zhvillojnë temperaturë.

Edhe pse nuk përmendet aq shpesh, lodhja, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve janë gjithashtu simptoma të mundshme të norovirusit.

Këto simptoma, së bashku me temperaturën dhe ethet, janë të zakonshme në infeksionet virale. “Kur sistemi ynë imunitar aktivizohet për të luftuar një infeksion, gjithmonë ekziston rreziku për këto simptoma virale,” shpjegoi ajo.

Gjithashtu, është e mundur që disa njerëz të mos shfaqin fare simptoma. Lloji i simptomave që përjetoni—dhe ashpërsia e tyre—varet nga sistemi juaj imunitar dhe mjedisi ku ndodheni.

Ngarkesa virale, ose sasia e virusit në trupin tuaj, gjithashtu luan një rol. “Ngarkesat virale më të larta zakonisht lidhen me një sëmundje më simptomatike ose më të rëndë”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSulm fizik ndaj grave e kanosje, 5 raste në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Si ndikon konsumimi i rregullt i vajit të ullirit në shëndetin tonë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.