Gastroenterologu Skender Telaku do të jetë sërish pjesë e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Telaku për votat që i fitoi, i ka falënderuar specializantët e klinikës së Gastroenterologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Me kete postim dua t’iu falenderohem specializanteve te Klinikes se Gastroenterologjise , me votat e te cileve u zgjodha per legjislaturen e trete te OMK. Mendoj se keto vota jane pasqyrim i punes sime me specializante ne klinike , ne kabinet te ultrazerit, ne kabinet te endoskopise, me pjesemarrje ne kongrese jashte vendit. Ju premtoj se angazhimi im per te miren e specializanteve nuk do te mungoj edhe ne te ardhmen”, ka shkruar Telaku.
Zgjedhjet për Kuvendin e OMK-së janë mbajtur më 1 dhjetor. KQZ dje ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve të përzgjedhur. Tash pritet të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet edhe kryetari i ri. /Gazeta Shneta/



