Tempertaura e lartë tek femijët është një nga arsyet me të shpeshta pse prindërit i drejtohen mjekut pediater për ndihmë. Cilësohet se 1/3 e fëmijeve qe drejtohen per ndihmë mjekësore si shqetësim kryesor paraqesin temperaturën.
Shumë prindër te shqetësuar nga temperatura e lartë u japin fëmijeve te tyre medikamente per uljen e saj edhe ne rastet kur ajo është lehtësisht e rritur ose edhe kur fëmija nuk ka fare temperaturë, për arsyen e thjeshtë se prindërit jane te preokupuar qe fëmija te ketë temperaturë normale.
Per fat jo te mirë, pothuaj se gjysma e prindërve administrojne doza jo korrekte te antipiretikëve (medikamentet qe shërbejne per uljen e temperatures) dhe përafërsisht 15% e prindërve japin doza mbi normen e këshilluar. Personeli shëndetësor e bazon dozimin mbi peshën e femijës dhe jo mbi moshën,gjatësine apo vleren e matur te temperaturës prandaj edhe janë me pak te prirur per të dhënë doza jo korrekte.
Mjekët dhe infermierët jane burimi i parë i informacionit per menaxhimin e temperaturës kështu që këshillat e tyre duhen respektuar. Treguesi me i shpeshtë per fillimin e nje medikamenti per temperaturën eshte temperatura me e lartë se 38,3c si dhe gjëndja e përgjithshme jo e mirë e fëmijës.
Reth 80% e pediatërve besojne se nje fëmije me temperature qe eshte duke fjetur dhe nuk paraqet shënja te sëmundjeve serioze nuk duhet te zgjohet vetem per ti dhene medikamentin per uljen e temperatures sidomos kur kjo e fundit nuk eshte ne vlera shumë te larta..
Prindërve duhet tu bëhet e qartë që temperatura nuk është semundje por, është një mekanizem i natyrshëm që është fitimprurës ne luftën ndaj infeksionit, Temperatura vonon rritjen dhe shumimin e baktereve dhe viruseve dhe ndihmon prodhimin e rruazave te bardha te cilat luftojne infeksionin.
Shkalla e temperatures jo gjithmonë korrelon me faktin se sa e rëndë është sëmundja, me te tjera fjalë, jo domosdoshmërisht ne rastin kur kemi temperaturë te lartë semundja qe po kalon fëmija është shumë e rëndë duke patur parasysh këtu që ka dhe raste kur temperatura nuk është shumë e rritur por sëmundja eshte teper serioze. Shumica e temperaturave zgjasin për kohë të shkurtër dhe kane efekte të mira mbi organizmin duke qene se e mbrojnë atë.
Studimet e deri më tanishme tregojnë efektet pozitive te temperatures ne rritjen e sistemit imunitar ndërsa, efektet pozitive qe marim nëpërmjet uljes se temperatures permbledhin lehtësimin e diskomfortit (pa rehatise) si dhe pakësimin e humbjes se lengjeve qe mund te coje ne dehidrim te fëmijes.
Rreziku i uljes se temperaturës përmban ne vetvete rrezikun per zbulimin e vonshem te semundjes qe shkakton temperaturen dhe ndonjehere fillimin e terapive jo te përshtatshme. Nuk ka te dhena qe femijet me temperature (ne kete grup nuk perfshihen femijet me hipertermi) jane ne rrezik per efekte te demshme sic eshte demtimi i trurit.
Temperatura është përgjigje normale ne përgjigje te substancave qe clirohen ne organizem kur ky i fundit eshte prekur nga infeksioni. Ne kontrast me hiperterminë e cila është nje përgjigje jo normale me c’akordim te ekuilibrave ne organizëm, kjo lloj temperature rezulton nga mbiprodhimi i energjisë termike dhe pa aftësia e organizmit per ta harxhuar atë.
Disa nga karakteristikat e hipertermisë jane lekura e nxehtë dhe e thatë, crregullimet e funksionit te sistemit nervor qendror si dhe konvulsionet apo koma. Hipertermia duhet diagnostikuar dhe trajtuar herret sepse ne vlerat 41-42 fillojne te shfaqen efektet e demshme ne tru. Studimet e ndryshme te udhehequra nga mjeke besojne qe rreziku i efekteve anesore te temperatures rritet ne temperaturat mbi 40 C.
Gjithsesi ashtu si dhe u cilësua me sipër ka nje diferencë të madhe midis temperatures 40 te shkaktuar nga infeksioni dhe temperatures 40 te shkaktuar nga hipertermia.
Duke u familjarizuar me sa u përmënd me sipër, qellimi kryesor ne trajtimin e temperaturës në një fëmijë duhet te jete ai i përmirësimit te mirëqënies së përgjithshme te fëmijës më shumë se sa normalizimi i temperatures.
Shumica e pediaterve vene re nga kerkimet qe fëmijët ne gjendje febrile (me temperature) kane aktivitet te ndryshëm nga ai i zakonshmi, janë të përgjumur dhe kane pakësim te oreksit. Nuk ështe shumë e qartë nëse gjëndja e pergjithshme permiresohet thjeshtë si rezultat i normalizimit te temperaturës sepse eshte vene re qe masa te tilla si psh banjot me uje te vakët ulin temperaturën e trupit, por nuk përmirësojnë gjëndjen e përgjithshme të fëmijës.
Perdorimi i alkolit per uljen e temperatures nuk konsiderohet si mënyrë e përshtatshme sepse jane raportuar shume efekte anesore si rezultat i perthithjes nga lekura. Pavaresisht mekanizmit te veprimit, shume mjekë pediatër rekomandojnë dhe inkurajojnë përdorimin e antipiretikeve me besimin qe efekti i tyre pozitiv qëndron jo vetem ne uljen e temperaturës por,gjithashtu ne përmirësimin e komfortit, në permirësimin e ushqyerjes, pakësimin e humbjes se lëngjeve, pakësimin e irritabilitetit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme klinike te fëmijes.
Duke patur parasysh te gjitha keto, deshira për të përmirësuar komfortin e fëmijës, duhet te balancojë dëshiren e prindit per thjesht, uljen e temperaturës. Eshte e dokumentuar qe ka të dhëna dhe shqetësime te rëndësishme nga ana e prindërve,infermierëve apo mjekëve per efektet e ashtëquajtura anesore te temperaturës, ne literaturë te cilësuara si temperaturofobia. Shqetësimet më të shpeshta te prindërve dhe personelit shëndetesor janë ato që kanë të bëjnë me faktin se nëse temperatura lihet e pa trajtuar, mund të shkaktojë konvulsione, dëmtim të trurit dhe vdekje të fëmijës. Nuk ka të dhëna te sakta që duke ulur temperaturën shmangim rreziqet nga vetë sëmundja qe ka shkaktuar temperaturë. Perjashtim të mundshem nga kjo mud te bëjne fëmijet qe pervec temperaturës dhe semundjes qe e ka shkaktuar atë vuajnë nga semundje kronike dhe në këto raste temperatura con ne perkeqësim te gjendjes. Së fundi, nuk ka te dhëna qe antipiretiket ulin mundesinë e perseritjes se konvulsionit ne nje fëmije qe ka kaluar me përpara konvulsion nga temperatura.
Akoma ka diskutime megjithatë shumë mjekë pediatër rekomandojnë rutinën e pretrajtimit me paracetamol dhe ibuprofen përpara se fëmija të vaksinohet kjo me qëllim uljen e diskomfortit të lidhur me cpimin gjate injeksionit. Ne nje studim te fundit sugjerohet qe vaksinimi mund të mos jetë plotësisht i efektshëm në rastin kur paraprakisht janë përdorur antipiretikët dhe kjo eshte arsyeja qe disa mjekë mund të mos e preferojne trajtimin paraprak sic u cilësua me sipër.
Paracetamoli
Pas te dhënave se salicilatet (medikamentet ne familjen e aspirinës) ishin përgjegjes për zhvillimin e sindromit reye tek fëmijet, paracetamoli zëvëndësoi në mënyrë të rëndësishme aspirinën dhe u bë medikamenti numër nji në trajtimin e temperaturës. Dozat e paracetamolit 10-15mg/kg për dozë të dhëna cdo 4-6 orë cilësohen si doza efektive dhe të sigurta. Tipikisht efekti I mjekimit fillon 30-60 minuta pas aplikimit te dozës korekte dhe nuk duhet dhëne dozë apo medikament tjetër pa pritur këtë interval kohor.
Në dozat e rekomanduara është raportuar në raste të rralla dëmtimi i mëlcisë megjithatë mundësia e dëmtimeve të rënda egziston në rastet e dhenies së dozave më te larta se norma pavarësisht se zbatohen oraret ashtu dhe në rastet kur jepen dozat e rekomanduara por në intervale më të shpeshta. Dhënia e formave farmaceutike te paracetamolit të përgatitura për të rriturit psh tabletat e paracetamolit mund te rezultojë ne doza toksike tek fëmijët. Në një studim të bërë lidhur me hepatotoksicitetin (dëmtimin e mëlcisë) ka rezultuar se gjysma e fëmijëve me dëmtim të mëlcisë kanë marë preparate paracetamoli te përgatitura për të rriturit.
Ibuprofeni
Përdorimi i ibuprofenit për menaxhimin e temperaturës ka filluar të rritet kjo sepse efekti i tij zgjat më shumë se sa ai i paracetamolit dhe pakëson në këtë mënyrë numrin e dozave që fëmija duhet te marrë në 24 orë, kjo e ben administrimin e tij komod si për fëmijën ashtu edhe për prindin. Njësoj si dhe antiinflamatorët e tjerë jo steroid, ibuprofeni mund të shkaktojë gastrit, edhe pse të dhënat sugjerojnë që nuk është ndodhi e shpeshtë kur ibuprofeni përdoret gjate sëmundjeve që shoqërohen me temperaturë. Ka shqetësime lidhur me dëmtimin e veshkës nga ibuprofeni dhe kjo është arsyeja qe duhet treguar kujdes i vecantë në përdorimin e tij sidomos në fëmijët që vuajnë nga probleme të veshkave, fëmijët që për shkak të sëmundjes kanë humbur shumë lëngje si dhe në fëmijët më të vegjël se 6 muaj. Rrezik tjetër në përdorimin e ibuprofenit është lidhja midis tij dhe infeksionit nga streptokoku ne fëmijët që janë duke kaluar varicelë (linë e pyllit). Megjithëse nga studimet nuk ka akoma të dhëna të qarta, shumë mjekë pediatër nuk e rekomandojnë përdorimin e ibuprofenit për kontrollin e temperaturës në varicelë.
TERAPIA ME KOMBINIM TE MEDIKAMENTEVE
Edhe pse studimet japin disa të dhëna që terapija e kombinimit të paracetamolit me ibuprofenin mund te jetë më efektive ne uljen e temperaturës krahasuar me përdorimin e secilit medikament më vete, ka shumë pyetje ne lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e saj. Shpesh herë është e veshtirë t’u shpjegohet prindërve mënyra e duhur e dozimit dhe intervalet e dhënies se medikamenteve gjë që mund të rezultojë në konfuzion tek prindërit me pasojë dhënien jo të rregulltë dhe jo rrallë mbidozime me pasoja per shendetin e femijes.
PERMBLEDHJE
Si përfundim prindërit duhet të ndihmohen të kuptojnë se temperatura në vetvete nuk është e njohur të shkaktojë dëmtim të shëndetit në një fëmijë përgjithësisht të shëndetshëm përkundrazi ajo sjell efekte pozitive ne mbrojtjen ndaj infeksioneve. Qëllimi kryesor i përdorimit te medikamenteve per uljen e temperaturës nuk është thjeshtë normalizimi i saj por, përmirësimi i komfortit dhe gjëndjes së përgjithshme të fëmijës. Paracetamoli dhe ibuprofeni kur përdoren ne doza të përshtatshme shihen si agjentë të sigurtë, megjithatë ato duhet të përdoren me kujdes me qëllim shmangien sa më shumë të jetë e mundur të efekteve anësore dhe toksicitetit. Terapija e kombinuar e paracetamolit me ibuprofenin mund të vendosë fëmijën në rrezikun e mbidozimit prandaj duhet te konsiderohet në mënyrë të kujdesshme. Prinderit duhet të kenë të qartë faktin që temperatura nuk është shënje klinike ndaj së cilës prindërit duhet të trëmben dhe se përdorimi i medikamenteve për uljen e temperaturës nuk parandalon konvulsionet. Eshtë e rëndësishme që prindi te marrë informacionin e duhur në lidhje me shënjat dhe simptomat e sëmundjeve te rrezikshme që shoqërohen me temperaturë, të familjarizohet me mënyrat e përmirësimit të komfortit të përgjithshëm të fëmijës, të dijë rëndësinë e dhënies së lengjeve në një fëmijë me temperaturë si dhe të ketë gjithë informacionin e duhur mbi përdorimin, dozimin dhe ruajtjen e medikamenteve që përdoren për uljen e temperaturës.